Akuza e PD-së: "Kreu i Arkivës së Shtetit, person i larguar nga policia me akuza të rënda"

Postuar në 29 Shtator, 2015 14:22

Partia Demokratike ka akuzuar sot kreun e Arkivës së Shtetit, Gjetë Ndoji, duke publikuar me këtë rast një shkresë të firmosur nga ish-ministri i Rendit, Spartak Poçi, për lirimin para kohe të tij.  “Bëhet fjalë për Arkivin Qendror të Shtetit, ku çdo shtet serioz mban memorien kombëtare. Bëhet fjalë për Arkivin Qendror të Shtetit Shqiptar ku janë dokumentet e para qeverisë së Ismail Qemalit por edhe ato pas saj. Aty janë dokumente të vyera ku palët me çështje pronësie dhe të tjera, zgjidhin ose jo problemet e tyre. Aty Edi Rama ka emëruar një ish-major policie, Gjet Ndojin, i cili në vitin 2000 është përjashtuar nga radhët e Policisë për; mospastrim të radhëve nga të inkriminuarit, përgjegjësi për grabitjen e Bankës, përgjegjësi për vjedhjen e makinave, përgjegjësi për shkelje në zyrën e pasaportave dhe vizave”, tha deputeti Genc Pollo. Sipas tij, Ndoji ka larguar nga puna “51 arkivistë me përvojë për t’u zëvëndësuar nga të paktën 7 farefis i afërt i Gjet Ndojit”.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.