Opinioni çek për marrëveshjen me CEZ: Ishte shumë e mirë. Shqipëria vuri kusht statusin e vendit kandidat

Postuar në 28 Shtator, 2015 14:49

Ndërkohë që opozita shqiptare, kryesisht ish-kryeministri Sali Berisha, akuzon se marrëveshja e Mirëkuptimit me CEZ, fsheh lëvizje korruptive, një nga drejtuesit çekë të Energjisë, Drejtori i Sekretariatit për këto çështje, Janez Kopac, shpreh të kundërtën. “Procedura e arbitrazhit zgjat 10 vjet, kështu që them se i gjithë vendi do kishte mbetur peng 10 vjet. Kështu që falë Zotit ju e zgjidhët këtë çështje. Ne si sekretariat ishim shumë të përfshirë në këtë çështje. Marrëveshje përfundimtare mes CEZ dhe qeverisë shqiptare është nënshkruar në zyrën time dhe ishte kusht që të hiqej vetoja nga ana e Republikës Çeke në kohën e bisedimeve për dhënin e statusit të vendit kandidat. 2 orë pasi është nënshkruar marrëveshja në zyrën time, Çekia hoqi veton.  Mendoj se marrëveshja nuk është kurrë perfekte për të dyja palët, sepse marrëveshja është një kompronis që duhet të ketë dicka për të dyja palët. Kjo ishte një çëshjte shumë e komplikuar dhe kemi pasur 10 raunde negociata në zyrat e sekretariatit. Ju duhet të jeni të kënaqur që kjo çështje u mbyll u dha një zgjidhje. Në politikë njëra palë duhet të vendosë shumë kurajo në përcaktimin e dickaje dhe në këtë rast jam shumë i kënaqur që qeveria pati kurajon dhe e mbylli këtë”, tha ai në një prononcim në Tiranë. Sipas ish-kryeministrit Berisha, qeveria aktuale i fali CEZ-it 500 milionë euro borxhe të njohura, për të mbuluar korrupsionin që po del së fundmi. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.