Auto-foto(lajm?): Në njërën anë flamuri, në tjetrën kravata

Postuar në 28 Shtator, 2015 14:04

Pasi habiti OKB-në me turlinë e besimeve fetare që tha se përfaqëson familjarisht, kryeministri ka menduar të gudulisë edhe sedrën e bashkatdhetarëve duke postuar në profilin e vet këtë foto. Me bindjen se po shohim atë që shohin të gjithë, themi se kryeministri burrështetas po na tregon kravatën e vet. Më e veçanta e krejtve në okebe. Nuk dihet për cilat qëllime përcillet kjo foto; po i lejojmë vetes të hamendësojmë se kryeministri i është futur ndonjë eseje autorionizuese me titull: Ja kollarja me të cilën shkova në OKB; teksa në ditarin personal shënon krahas skicave: "Të paktën të thonë që dimë të vishemi". Axhenda është e ngjeshur dhe ndoshta fotoja është shkrepur padashje. Ose Edi Rama po na prezanton kalimthi koleksionin e vet si rrobaqepës, profesion të cilin ia ka lënë amanet vetes. Tani që prishja me LSI-në është fakt, ndoshta ndodh rrokada që edhe njëherë do çudisë...Apo jo, se Ndre Legisi ka histori më interesante.

Ka shumë pikëpyetje në Shqipëri për këtë foto gjoksore të kryeministrit që bën 2 vjeç në detyrë. Duke e marrë të tillë, pra 2 vjeçar, ndoshta edhe u shpëtojmë si komb teorive konspiracioniste për kollaro që japin mesazhe masonerish. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.