Austri, ekstremi i djathtë dyfishon shifrat në zgjedhje

Postuar në 28 Shtator, 2015 09:51

E djthta ekstreme në Austri dyfishon mbështetjen popullore, duke treguar një rritje të fortë politike që ndryshon skenën partiake në vend. Në zgjedhjet lokale të së dielës ajo grumbulloi rreth 32 për qind të votave nga 15 që kishte marrë në zgjedhjet e përgjitshme parlamentare të vitit 2009.
Në 6 vite ekstremi i djathtë arrin të renditet forcë e dytë politike në vend me një tendencë rritje për të dominuar skenën politike që duket se është çështje kohe.
Rezultati duket se ishte suprizë edhe për vetë Partinë e Lirive që e sheh veten vetëm 3 pikë përqindje larg Kristian-demokratëve të moderuar. "Ishim optimistë që në filim, por rezultati i ka kaluar parashikimet tona" deklaroi kreu i partisë Hans Kristian Strahe.
Kristian Demokratët mbetën partie e parë, por me 11 për qind më pak se zgjedhjet e përgjithshme.
Rritjen e ekstremit të djathtë analistët e shohin si një përgjigje të elektoratit ndaj politikave të emigracionit që po aplikojnë Kristian Demokratët dhe qëndrimin që ekstremistët kanë ndaj të huajve.
Rritja e mbështetjes popullore është një fenomen që ka fituar terren në disa vende të Europës si Francë, Greqi dhe së fundmi edhe në Austri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.