PD denoncon dokumentin e punësimeve me urdhër partie. Mban firmën e Koço Kokëdhimës

Postuar në 27 Shtator, 2015 13:26

Partia Demokratike bëri publik sot një dokument që mban datën 4 shtator të hartuar nga sekretarja e burimeve njerëzore të strukturës rajonale të Partisë Socialiste për jugun, Silvana Islamaj, e cila u drejtohet të gjitha institucioneve ku u kërkohet me urgjencë të plotësohen formularët për cdo punonjës të administratës. Shkresa i referohet mbledhjes së deputetit Koço Kokëdhima me kryetarët e bashkive të jugut në kuadër të respektimit të marrëveshjes për ndarjen e posteve mes PS dhe LSI. Sipas shkresës që ka mbishkrimin "konsiderojeni prioritet" institucioneve që kanë deri në 20 punonjës u jepet afat 1 ditë, për ata që kanë nga 20 deri në 50 punonjës u jepet afat 2 ditë, për ata që kanë 50 deri në 100 punonjës u jepet 3 ditë, dhe 5 ditë kohë kanë ata që kanë mbi 100 punonjës të plotësojnë formularët.
Partia Demokratike thotë se ky është një akt skandaloz i shkatërrimit të administratës, i konsiderimit të institucioneve publike si pronë e partisë, ndonëse kur ka qenë në pushtet ka vepruar me të njëjtën praktikë. Megjithatë ajo i ka kërkuar Prokurorisë të nisë menjëherë hetimin për këtë shkelje të rëndë dhe të informojë opinionin publik mbi ecurinë e procesit.
Partia Demokratike njoftoi se do të vërë në dijeni partnerët ndërkombëtarë, Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe ambasadat e vendeve të Bashkimit Europian për këtë akt skandaloz të shkatërrimit të administratës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.