Inspektoriati Teknik: Nafta në Shqipëri është cilësore

Postuar në 27 Shtator, 2015 16:10

Nafta ka cilësi të mirë në Shqipëri. Kështu shprehet kryeinspektorja e Inspektoriatit Shtetëror Teknik, Ejana Xhixha, e cila në një intervistë për “Vizion Plus” shton se kjo gjë provohet nga kontrollet e kryera. “Në vitin 2015-të janë bërë 5000 kontrolle, dhe vetëm në 3% të rasteve ka rezultuar se ka patur përzierje të naftës. Kontrollet që bën ISHT janë në bazë risku, dhe shkohet te subjektet të cilat janë konstatuar me shkelje. Pjesa më e madhe e gjobave që inspektorati ka vënë këtë periudhë është mbushja e bomblave të gazit jashtë standardeve, rregulla që nuk zbatohen as nga markat më në emër të pikave të karburantit. Një problem që inspektorati ka në përballjen me subjektet tregtare që gjobit, është vjelja e gjobave. Për momentin, në gjykatë kanë shkuar për tu kthyer në urdhër ekzekutimi, penalitete të 2013-ës dhe 2014-ës. Në pjesën më të madhe të rasteve, edhe pse shumë pika karburanti kanë marrë gjoba sepse kanë vjedhur konsumatorin në cilësinë e produktit që kanë shitur, kanë shpëtuar pa e paguar atë. Kjo sepse nëse kalon dy vjet nga afati i vendosjes së gjobës, ajo nuk ka më fuqi juridike”, sqaron Xhixha. Ky deklarim shkon ndesh me bindjen e përgjithshme se nafta që tregohet në Shqipëri nuk është cilësore.  

 

http://vizionplus.al/iqt-nafta-eshte-cilesore/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.