Apple kundër Volkswagen, kush spiunoi për çipin? Konkurenca amerikano-gjermane për tregun e automobilizmit

Postuar në 27 Shtator, 2015 14:23

Zërat sa vijnë e shtohen për një skenar amerikan pas skandalit me çipin mashtrues në autoveturat "Volkswagen". Ndonëse kishte dy vjet që përflitej për probleme në apartin djegës të makinave gjermane, zbulimi ndodhi pikërisht në kohën kur gjigandi gjerman i prodhimit të automobilëve dominoi shitjet në tregun amerikan dhe do të niste zëvendësimin e motorrëve që kishin shfaqur mangësi në normat e emetimit të gazrave ndotës. Aq më tepër kur po përforcohet ideja se e ardhmja e automobilizmit në Shtetet e Bashkuara nuk është as GM, as Chrysler dhe as Ford. Madje këto kompani shitjet më të mëdha i kanë në Europë. Karta e fortë e amerikanëve pritet të jetë prodhimi i makinave nga Apple. Kjo kompani me fitime marramëndëse ka deklaruar se do të futet në tregun e automobilizmit në 2017, fillimisht me një makinë elektrike për përdorim në qytet. Për këtë qëllim kompania Apple ka nisur një fushatë rekrutimi të ekspertëve më të mirë të tregut të automobilizmit, madje duke marrë edhe specialistë me emër nga Volkswagen Group. Pikërisht ky mendohet të jetë dhe burimi i daljes së sekretit me çipin e manipulues të nivelitvtë ndotjes. Amerikanët e dinë se do të jetë një nga konkurentët më të fortë në tregun e makinave elaktronike, pasi kanë shpallur se deri në vitin 2020 do të hedhin në treg 20 makina të këtij lloji. Kështu zërat që përfliten në zyrat e Volkswagen në Volsfburg nuk duken të jenë të rastësishme dhe nuk përjashojë një kundërpërgjigje poshtë brezit të Volksëagen ndaj Apple.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.