“Post Factum” i Mesila Dodës: Largohem nga PD, do punojë për të djathtën moderne

Postuar në 26 Shtator, 2015 08:29

Deputetja Mesila Doda, e zgjedhur në dy legjislatura, vendos të largohet zyrtarisht nga Partia Demokratike. Përmes një letre të hapur të titulluar prej saj “Post Factum”, Doda rendit të gjitha arsyet e këtij vendimi pa harruar të sqarojë se largimi nga partia që themeloi 25 vite më parë erdhi sikundër ajo thotë pas përjashtimit prej saj “de facto”. Doda thotë se gjithçka ka thënë në më shumë se dy vite, qëlluan të ishin të vërteta të hidhura të papranueshme për shumëkënd, e për pasojë edhe të dënueshme me të vetmin stil që njohim atë të armikut, i cili fillimisht duhet injoruar, më pas përçmuar

“Për fat të keq asnjë nga mesazhet e mia të kësaj kohe nuk u pranua apo u çmua nga drejtimi i ri i PD. Ka ndodhur shpesh që qëndrimi i mbajtur prej meje për çështje të rëndësishme si armët kimike, heqja e mandateve të grave si pikënisje e procesit të denoncimit të penetrimit të krimit në parlament, kërkesa publike për ruajtjen e mandateve të grave parlamentare dhe dekriminalizimi me çdo kusht i Kuvendit, refuzimi i bojkotit si një praktikë jo e mirë për vendet që kërkojnë rrugën europiane të progresit dhe integrimit, çuarja përpara e procesit për hapjen e Dosjeve edhe kur kundërshtari dëshiron një proces gjysmak e diskriminues në mënyrë që ti të japësh platformën dhe këndvështrimin tënd për një çështje jetike për të djathtën dhe antikomunizmin shqiptar, është anatemuar, goditur publikisht e më pas gëlltitur në heshtje. Por, qysh kur unë votova në përputhje me ndërgjegjen time njerëzore e politike për heqjen e një imuniteti erdhi rradhazi edhe përjashtimi im nga fushata e Tiranës, përjashtimi nga struktura parlamentare, me urdhër personal të kryetarit të grupit”, shkruan Mesila Doda në letrën ë saj “Post Factum”.

Më pas ajo vazhdon se duke u gjetur në këtë udhëkryq ku mungon çdo lloj komunikimi e bashkëpunimi reciprok, e përjashtuar de facto nga veprimtaria politike e deputetit, i duhet të lajmëroj dhe veprimin e saj më të fundit, atë të shkëputjes së marrëdhënieve formale me grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Ndërkohë Doda thotë se pozicioni i saj do vazhdojë të jetë në zhvillimin e rritjen e së djathtës moderne.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.