PD, dy nisma ligjore për të devijuar çështjen CEZ

Postuar në 24 Shtator, 2015 21:43

Në mbrëmje Partia Demokratike iu kundërpërgjigj deklarateve të Ilir Metës për një hetim ndërkombëtar të akuzave ndaj aferave në CEZ, duke tentuar ta devijojë çështjen në atë që në fakt nuk është thelbi i problemit.

 Partia Demokratike ka të akuzuar publikisht ish-ministrin e saj, Ridvan Bode për ndikimim të paligjshëm në uljen e çmimit të energjisë që KESH do t’i shiste CEZ Shpërndarje, në këmbim të aprovimit nga çekët të një kompanie të sugjeruar nga ish-drejtuesit e ERE-s (Entit Rregullator të Energjisë).

Bode doli vetë gjatë paradites në konferencë për shtyp ku sqaroi  letrën që i kishte dërguar ERE-s dhe ku ai mbështeste uljen e cmimit të energjisë, duke thënë se gjithçka lidhej me një korrespeondencë me Bankën Botërore. Pra afera e përfolur në CEZ kryqëzon me shpatulla pas murit zyrtarë  të ish-qeverisë Berisha, përfshi edhe ish-ministrin e Financave Ridvan Bode.

Në këto kushte Partia Demokratike del me një kërkesë për të çuar në Gjykatë Kushtetuese marrëveshjen e dy viteve më parë të  qeverisë Rama me CEZ për të zgjidhur me mmirëkuptim mosmarrveshjet mes tyre. Ka dy momente. Partia Demokratike e kontestoi këtë marrëveshje qyshse u nënshkrua, por nuk e çoi atë në Gjykatë Kushtetuese. E ndërmerr këtë veprim pas thuajse dy vitesh, pasi një rrëzim nga Gjykata Kushtetuese i marrëveshjes do ta kthente atë sërish në arbitrazh dhe do të vinte qeverinë përballë riskut për të humbur 600 milionë euro fatura të njohura.

Presion mbi qeverinë që ka nënshkruar një marrëveshje jo shumë transparente me CEZ. Më konkretisht  Partia Demokratike synon që përmes dy nismave ligjore të zhbëjë marrëveshjen e qeverisë me CEZ dhe të sanksionojë me ligj hetimin ndërkombëtar për mënyrën se si janë mbledhur borxhet e CEZ Shpërndarje  nga kompania Dia e Kastriot Ismailajt.

Eduard Halimi doli në një konferencë për shtyp ku përveç akuzave për Edi Ramën dhe Ilir Metën prezantoi dy nismat në fjalë, ku në asnjë prej paragrafëve ku i referohet adresimit të çështjeve në Gjykatën Kushtetuese dhe Parlamentit nuk përmenden fakte që sipas saj mund të provojnë kryerjen e veprave penale nga kryeministri Rama dhe kryeparlamentari Meta, që për opozitën janë dy të akuzuarit kryesorë. “Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për ta deklaruar si antikushtetues e për ta hedhur poshtë ligjin, pra marrëveshjen për zgjidhjen me mirëkuptim ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë “CEZ, a. S.”. Partia Demokratike argumenton qartë në kërkesën e saj se ky akt dëmton interesat financiare të shtetit shqiptar dhe ngarkon me borxh të tmerrshëm çdo qytetar të vendit, dhe kjo si pasojë e drejtpërdrejtë e aferës më të madhe korruptive të Edi Ramës dhe Ilir Metës”-thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.

Ndërsa në paragrafin tjetër nënvizohet se Partia Demokratike ditën e hënë do të depozitojë në Kuvendin e Shqipërisë projekt-ligjin që bën të mundur hetimin e plotë ndërkombëtar të kësaj afere korruptive.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.