Ngjela flet për reformën në drejtësi: Ka një marrëveshje të fshehtë politikë­-gjyqësor, duhet zhbërë

Postuar në 25 Shtator, 2015 11:31

Në një konferencë të organizuar nga Akademia e Shkencave për reformën në drejtësi ka folur edhe avokat Spartak Ngjela, i cili ka qenë i ashpër në deklaratat e tij. Ai u shpreh se në Shqipëri nuk ka sistem drejtësie. “Pa ligj nuk do shtegtonim dot, ligj kanë dhe kafshët. Ajo që na ndan është principi etik. Kriza jonë është krizë sistemi, ndërsa problem kryesor është dhënia e drejtësisë. Konstatoj me bindje se ne nuk kemi sistem”,­ tha Ngjela. Avokati foli për një marrëveshje të fshehtë mes politikës e gjyqësorit, të cilën sipas tij, shqiptarët duhet të kenë forcë ta zhbëjnë. “Sistemi ynë gjyqësor nuk vlen, ka lindur korrupsionin, një marrëveshje e heshtur mes politikës dhe gjyqësorit. Ne jemi jurist e dimë çdo të thotë marrëveshje e heshtur. Ne nuk ju pengojmë të vidhni thonë gjyqtarët, ne nuk ju pengojmë të mos jepni drejtësi, thonë politikanët”. Avokat Ngjela shtoi se probleme ka edhe me Noterinë, e cila duhet ti jepet urgjentisht Gjykatës së Lartë. “Gjykata jonë është rinore, shumica janë akoma me instinkte seksuale të pashuara dhe japin drejtësi. A do kenë forcë shqiptarët të shkatërrojnë marrëveshjen e fshehe politik drejtësi? Kriza në sistemin legal në të 5 aspektet e tij, prandaj duhen rishikuar brenda principeve moderne, nëse nuk ke traditë duhet të huazosh”, tha Spartak Ngjela në konferencën e organizuar nga Akademia e Shkencave për reformën në drejtësi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.