Braçe nxjerr dokumentat dhe akuzon Berishën e Boden: I falën CEZ 35 milionë euro (faksimile)

Postuar në 25 Shtator, 2015 17:55

Ish-­ministri i Financave Ridvan Bode, deklaroi se vendimi për uljen e çmimit të shitjes së energjisë nga KESH te CEZ, nga 2.8 lekë në 2.3 lekë erdhi si pasojë e ndërhyrjes së Bankës Botërore. Kjo për vitin 2011. Por deputeti socialist Erjon Braçe ka publikuar faksimilet, me të cilat thotë se ky çmim është zbatuar për 5 muaj me radhë në vitin 2012. Sipas Braçes vetëm për këtë 5-mujor, CEZ­it i janë falur 35 milion euro.

“Kështu Berisha e Bode i falën CEZ 35 milion euro. Shqiptarët e meritojnë që këto para të rikthehen. Këto janë prova, Sali Lulzim, Ridvan. Kështu ulët çmimin e energjisë për CEZ me 35 milion euro. Asnjë cent për qytetarët. Sali Berisha, Lulzim Basha dhe me konkretisht Ridvan Bode, insistojne: Nuk kemi ulur çmimin e energjise per Cez por e kemi rritur!! Gënjeshtër e madhe! Këtë që shihni janë 2 nga 5 palë fatura me të cilat KESH ka faturuar energjine për CEZ në janar, shkurt, mars, prill, maj 2012; Çdo kilovat i faturuar nga KESH per CEZ ka çmimin 2.83 leke për kilovat. Në korrik, pas vendimit të ERE të urdhëruar nga Berisha, miratuar në mënyre të dokumentuar nga ish­ministri Bode. KESH është detyruar tamam pas këtij vendimi të ulë çmimin me 0.63 lekë për kilovat dhe ulë vlerën e faturave të 5 muajve të shkuar. Shihni faturen, lexoni shënimin në to në të majte; lexoni për vendimin, datën, çmimin dhe efektin financiar prapaveprues! Këto jane provat dhe ky është skandali”, shkruan deputeti Braçe në faqen e tij në facebook.

Por Braçe nuk shpjegon përse nuk e ka ndjekur qeveria e sotme këtë çështje pas shtatorit 2013. Apo përse u bë marrëveshja e Ramës me CEZ pa pritur një hetim mbi situatën financiare? Apo përse Rama shkon dhe shprehet dhe për projekte si ai i matësve dixhitale me kosto deri në 250 milionë euro me partnerë të rinj si Deutche Telekom, kur akoma s'dihet gropa që na ka lënë CEZ, Berisha dhe qeverisja e re?

Cështja e CEZ dhe manipulimeve të realizuara në të po tregon dhe njeherë qartasi që Rilindja nuk po funksionon aspak!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.