“Drejtimi i Duhur”, në kthesë 180 gradë në Dibër

Postuar në 25 Shtator, 2015 17:37

Njësoj si në vitin 2007 edhe tani aleanca PS-LSI po dëshmon se funksionon gjysmë për gjysmë. LSI-ja ka bashkuar votat me PD-në edhe në qarkun e Dibrës, duke marrë kështu drejtimin e tij. Në votimin e zhvilluar nga 17 këshilltarë, përkatësisht të bashkive të Burrelit, Klosit, Bulqizës dhe Peshkopisë, fitues ka dalë kandidati i LSI-së, Hajri Lazi. Në garë ishin edhe Qazim Gjoni i PS-së dhe Sabri Lazi i PD-së. Kandidati i LSI-së mori 10 vota, ai i PS-së, 7 vota dhe ai i PD-së, zero vota. Kjo provon bashkimin e votave mes PD-së dhe LSI-së që solli edhe zgjedhjen e nënkryetarit, kësaj radhe nga PD, Fehmi Hoxha. Zgjedhjet nuk u kontestuan, por ato po sinjalizojnë, si në shumë zona të tjera, se Drejtimi i Duhur i 2013-ës, ka devijuar. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.