Rusia rinis hetimin për ekzekutimin e familjes Romanov

Postuar në 23 Shtator, 2015 21:46

Rusia ka vendosur të rihetojë edhe njëherë çështjen e ekzekutimit të familjes Romanov, e cila drejtonte vendin si monarki deri në vitin 1917. Lajmi është bërë i ditur nga Vladimir Markin, një zëdhënës i Komitetit Hetimor të Rusisë. Deri më sot ka patur një hetim zyrtar në vitin 1993, pas zbulimit të mbetjeve të anëtarëve të familjes mbretërore të Car Nikolla II, por ai u ndërpre për  shkak të vdekjes së ekzekutuesve. Ekspertët konkluduan se trupat i përkisnin familjes Romanov, pas krahasimit të tyre me një mostër gjaku të mbetur në një këmishë të veshur nga Nikolla II. Trupat u rivarrosën në vitin 1998 në Shën Peterburg dhe bëhej fjalë për Car  Nikolla II, e shoqja Aleksanda, vajzat Anastasia, Ollga, Tatiana. Por kryeministri aktual, Dimitri Medvedev, urdhëroi krijimin në muajin korrik, të një ekipi që do të hetonte për mbetjet e djalit të Carit, Princit Aleksei dhe vajzës, Dukesha Maria. Misteri kryesor mbi ngjarjen lidhet me hipotezën se Princesha Anastasia në fakt i shpëtoi ekzekutimit të 17 korrikut 1918 dhe u arratis. Një grua polake, Franziska Schanzkoëska, deklaroi se ishte ajo Princesha Anastasia dhe më vonë u njoh si personi me emrin Ana Anderson. Versionin e arratisjes së Anastasisë e mbështet edhe historiani rus, i Akademisë Ruse të Shkencave, Veniamin Aleksejev.

http://sputniknews.com/art_living/20150923/1027422780/russian-investigat...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.