Tjetër masë shtrënguese për bizneset. Hiqet kuponi tatimor për pikat e shumicës

Postuar në 23 Shtator, 2015 10:05

Në kuadër të forcimit të masave për lëshimin e kuponit tatimor, qeveria ka propozuar një masë tjetër shtrënguese për bizneset lidhur me lëshimin e kuponit tatimor. Nga data 1 prill 2016, tatimpaguesit që kryejnë shitje me shumicë të mallrave, nuk do lejohen të shesin me kupon tatimor tek blerës joushtrues të një veprimtarie tregtare (individë). Në nenin 7 të projektligjit të procedurave tatimore, në kuadër të forcimit të masave për lëshimin e kuponit tatimor, qeveria ka propozuar një masë tjetër shtrënguese për bizneset lidhur me lëshimin e kuponit tatimor. Burimet zyrtare në Ministrinë e Financave pohuan për "Monitor" se propozimi i kësaj mase lidhet me konstatimet në terren nga administrata tatimore sipas së cilës rezulton se bizneset, që shesin mallra me shumicë, i bëjnë mbi 80% të shitjeve të tyre tek individët, me kupon tatimor, duke shmangur kështu raportimet e transaksioneve të biznesit dhe lëshimin e faturave tatimore.
Për periudhën tranzitore nga hyrja në fuqi e këtij ligji deri në fund të këtij viti, është propozuar që shitjet me kupon tatimor të lëshuar nga pajisja fiskale nuk duhet të tejkalojnë 10% të vlerës së tatueshme të mallrave të shitura gjatë së njëjtës periudhë tatimore të muajit të vitit të kaluar, pa përfshirë TVSH-në. Monitor thotë se nga një vëzhgim në tregjet e shumicës të konfeksioneve të Medreseja u vu re se, ka një ngërç në furnizime.
Po shfrytëzohen rezervat, ndërkohë që furnizimet e reja po bëhen me vështirësi ose në shumë raste janë pezulluar. Shumë klientë të shumicave kanë mbyllur aktivitetin ose nuk janë të regjistruar, duke dëmtuar kështu aktivitetin e shumicës të cilat do të gjenden para vështirësive të reja pasi nuk do të lejohen te shesin me pakicë tek individët.

Monitor

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.