Qeveria përgatit dhe shpërndan një spot antiligjor për kuponin tatimor(video)

Postuar në 23 Shtator, 2015 13:07

Dje u bë i njohur lajmi se Komisioni Parlamentar i Ekonomisë, rrëzoi një nga propozimet e qeverisë në ligjin “Për procedurat tatimore”. Ky propozim është i famshmi apel qeveritar për qytetarët: Mos paguaj pa marrë kuponin tatimor. Ja se çfarë thanë dy prej deputetëve, një i opozitës e një i shumicës: “Ridvan Bode, deputet i PD: Raportet dhe marrëdhëniet mes individëve për konflikte pronësore dhe pasurore, janë në përputhje me Kodin Civil. Çfarë janë këto kinezërira?
Anastas Angjeli, deputet i PS-së: Nëse ne mund të rregullojmë një drejtim të një të drejte në sensin pozitiv, ta denoncojë apo ku di unë...por jo që t’i themi mos paguaj. Kështu krijojmë precedentin e mospagimit”. Këtyre vërejtjeve. Kryetari i Komisionit, Erjon Braçe, i dha këtë përfundim: “Megjithë qëllimet e shprehura nga ju, siç e shikoni ky komision nuk ka vullnetin ta mbështesë këtë pikë”. Tani është radha e Parlamentit që të vendosë, por duket se fryma e deputetëve është që kjo çudi të mos lejohet të hyjë në fuqi. Por qeveria e ka mendjen top që ky është drejtimi i duhur. Aq sa ka përgatitur një spot publicitar për këtë qëllim, i cili është transmetuar disa herë të paktën në një televizion privat si Top-Channel. Sporti është postuar në Youtube nga “Dogana Shqiptare” dhe bën thirrje për një veprim që ende nuk ka marë forcë ligjore. Madje është rrëzuar në Komision. Janë dhënë para për shpërndarjen e një mesazhi antiligjor, para që me siguri nuk i nxjerr drejtori i Doganës apo kryeministri nga xhepi. Po për këtë kush përgjigjet?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.