Pyetje për krimin dhe nacionalizmin. “Arkitekti” i imazhit përballet me probleme të imazhit...real

Postuar në 23 Shtator, 2015 15:02

Përgjegjësi ka media. Ky mendim po zë rrënjë në kokën e shumë njerëzve që shohin te mosndryshimi i gjendjes në Shqipëri, përgjegjësi edhe të gazetarëve. Kështu mendon edhe kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, i përgatitur si politikan në laboratoret mediatike afër Partisë Socialiste. Madje duket se kaq larg ka shkuar në mosbesimin dhe stigmatizimin e medias, saqë pas “Selfie Tv” që ka krijuar vetë, e sheh keqinterpretimin e asaj që thotë vetë, si një ves të gazetarëve, por jo si paaftësi për disiplinuar mesazhet që kërkon të japë. Në një intervistë për “Conflict Zone” me Tim Sebastian, Edi Rama shfaq sërish këtë anë të vetes, kur pyetet për deklaratat nacionaliste apo për krimin e organizuar. “Tim Sebastian: Dhe përveҫ këtyre të gjithave, është kërcënimi që ju bëtë në maj, kur i thatë gazetës turke, Hyriet: “Për sa kohë që ëndrra jonë europiane është gjallë, Ballkani nuk do të ketë shqetësime, por nëse kjo ëndërr zhbëhet, do të kemi shqetësime.“ Me fjalë të tjera: Na jepni atë që duam, ose ne do t'iu shkaktojmë probleme.“

Edi Rama: Jo, kjo nuk është kështu

Tim Sebastian: Ky është kërcënim, pse nuk është kështu?

Edi Rama: Nuk është kërcënim.

Tim Sebastian: Tingëlloi shumë si i tillë.

Edi Rama: “Tingëlloi i gabuar atëherë, por nuk është kërcënim. Kjo është një e vërtetë e thjeshtë, ne vijmë nga një histori e gjatë e gjakderdhjes, konflikteve e kështu me radhë. Kështu fantazma është e shkuara përreth nesh e ose gjenerata jonë do të bëjë gjënë e duhur dhe do të bashkohemi të gjithë në Europë, dhe kjo merr fund, ose do të jetë fantazma e së shkuarës ajo që do të marrë gjendjen në dorë. Kjo është shumë e thjeshtë...”, është një pjesë e intervistës. Edhe pjesa për krimin e organizaur i ka djegur shumë kryeministrit shqiptar që drejton një mazhorancë ku nuk dihet më se kush ka hyrë brenda.

“Tim Sebastian: Ok, po sa liderë të mafias keni marrë nga rruga. Sa liderë të mafias?

Edi Rama: Liderë të mafias?

Tim Sebastian: Po, dua të them se sa keni burgosur?

Edi Rama: Ne nuk kemi liderë të mafias në Shqipëri, liderët e mafias janë në Europë.

Tim Sebastian: Oh vërtet?

Edi Rama: Natyrisht.

Tim Sebastian: Pra ju nuk keni krim të organizuar? Kështu kur departamenti i shtetit thotë: Shqipëria është një burim dhe vend destinacion për trafikimin, ju nuk keni kriminelë?

Edi Rama: Jo, jo jo, ju folët për liderë të mafias. Liderët e mafias janë në anën tjetër të Adriatikut. Ne kemi krimin e organizuar të lidhur me të dhe të mos flasim më për mafian kombëtare. Nuk ka mafie kombëtare. Nuk ka person të krimit të organizuar që kapet që të mos ketë, tre, katër ose pesë kode në telefonin e tij celular. Kështu ka një ndër-lidhje”, vijon pjesa tjetër.

 

Siç shihet perceptimi i Sebastian për qeverinë dhe Shqipërinë është shumë negativ. Dhe ironia qëndron në faktin se Rama është një kryeministër që më shumë sesa punë, merret pikërisht me imazhin. Çfarë ka ndodhur atëherë që bëhen pyetje të tilla? Përveç interesav politike, ka ndodhur ajo që po ta themi shqip: ka dalë boja. Ka shumë të vërteta në insinuatat që bëhen, krimi është bërë problem madhor për Shqipërinë. Ndaj kjo kryeneçësi dhe arrogancë e kryeministrit, deri dje, dikujt mund t’i dukej interesante, ndryshe. Sot është thjesht bezdisëse dhe pa dobi. Sidomos kur shikon se kryeministri shpesh harron se drejton një vend të vogël që nuk peshon shumë në këtë dynja. 

 

http://www.dw.com/sq/edi-rama-provokon-europën-i-ftuari-në-conflict-zone-të-dw/a-18731776

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.