Përplasja PS-LSI në Gjirokastër, Tavo: Nuhas prishje të marrëveshjes

Postuar në 23 Shtator, 2015 09:07

Zgjedhja e Këshillave të Qarkut ka nxjerrë në pah përplasjet e brendshme të koalicionit mes PS dhe LSI. Shkak është bërë së fundmi debati në Girokastër mes dy forcave të koalicionit të majtë për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit të Qarkut. Sipas përfaqësuesit të grupit të këshilltarëve të PS-së, Shkëlqim Guçe, LSI shkeli marrëveshjen paraprake për emrin e kryetarit të ri të qarkut propozuar nga aleanca e majtë. Por ndërkohë nga ana tjetër LSI pranon se ka pasur një marrëveshje paraprake, që kandidatura për kryetar qarku të propozohej nga PS, por me konsensus. Deputeti Vangjel Tavo i pyetur nga Gazeta Shqiptare akuzoi socialistët se kërkojnë të eksportojnë krizën brenda vetes tek LSI, por sipas tij koalicioni i majtë nuk rrezikohet nga këto mosmarrëveshje.
"E para LSI s’ka pse të përfshihet në debat. Nuk ka pasur kandidatë për këshillin e qarkuta. Të dy kandidatët kanë qenë këshilltarë të PS-së. Kështu që kushdo që përpiqet që problemin që ka brenda PS ta eksportojë drejt LSI-së e koalicionit bën shumë gabim, sepse LSI shquhet për mbajtjen e fjalës dhe të premtimeve si dhe të marrëveshjeve që ka bërë ndër vite. Nuk është LSI ajo që prish marrëveshjen, por ajo që unë nuhas si një politikan i vjetër kjo po bëhet për të nxjerrë jashtë vetes problemet e PS-së në Gjirokastër. Nuk është LSI që ka prishur marrëveshjen, sepse nëse do të kishte kandidatë atëherë mund të flitej. Por kur unë s’kisha kandidat, nuk e kuptoj. Kam mbetur i befasuar kur e dëgjova. Të thuash që prishi LSI marrëveshjen, këtë nuk e kuptoj dhe të mos gjejnë gjuhën këshilltarët e socialistëve"- deklaroi Tavo.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.