BE miraton planin për shpërndarjen e 120 mijë emigrantëve

Postuar në 22 Shtator, 2015 19:43

Ndonëse kjo në unitet të plotë, ministrat e Brendshëm të Bashkimit Europian votuan me shumicë votash planin për shpërndarjen e 120 mijë emigrantëve, i cili do të hyjë në fuqi dy vitet e ardhshme.

Sipas këtij plani, emigrantët do të zhvendosën nga Italia, Greqia dhe Hungaria në vendet e tjera të Bashkimit Europian. Rumania, Republika Çeke, Sllovakia dhe Hungaria votuan kundër ndarjes së kuotave të detyrueshme. Finlanda ishte vendi i vetmë që abstenoi.

Ndërsa Polonia që e kishte kundërshtuar planin, votoi në favor të tij. Korrespondenti I BBC-së në Brukssel, Kris Morris tha se “është tejet e pazakontë që një cështje e tille, që përfshin sovranitetin kombëtar, të vendoset me shumicë dhe jo unanimisht”.Marrëveshja do të ratifikohet nga udheheqesit europian, në një takim të dytë në Bruksel, të mërkurën. Plani ndeshi në kundërshtimin e vendeve të Europës Qëndrore, disa prej të cilave kanë mbyllur kufijtë ose kanë ngritur mure për të penguar hyrjen e emigrantëve të paligjshëm.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.