LSI, i vë edhe zyrtarisht frena Edi Ramës për dekriminalizimin

Postuar në 22 Shtator, 2015 22:40

Partia Socialiste ka bërë gati draftin e saj me ndryshimet kushtetuese për çështjen e dekriminalizimit.

28 deputetë socialistë firmosën nismën për ndryshimin e Kushtetutës, që i hap rrugën miratimit të aktit ligjor për pastrimin e politikës dhe administratës nga personat me rekorde kriminale. Por LSI nuk ka firmosur në draft përmes deputetëve të saj, dhe siç konfirmoi kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në një bisedë telefonike për TCH, arsyeja e mosfirmosjes lidhet me konsensusin dhe gjithëpërfshirjen që i nevojitet procesit. Ishte kreu i Kuvendit Meta ai që pak ditë më parë nuk dha rrugëdalje tjetër veç konsensusit politik, për procesin e dekriminalizimit. Kjo edhe për shkak të 93 votave që duhen në Kuvend për dnryshimin e Kushtetuës. Dhe Rama nuk ka mundur të bëjë ndryshe: Ministrja e Shtetit, Ermonela Felaj dhe kryetari i komisionit të posaçëm për dekriminalizimin, Oerd Bylykbashi nga PD, kanë nisur komunikimin për dakordësimin e një drafti të përbashkët.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.