Gjinushi: Dekriminalizimi, ndëshkimi duhet të fillojë me Berishën dhe Bashën

Postuar në 22 Shtator, 2015 10:04

Skënder Gjinushi komenton debatin më të fundit për dekriminalizimin, duke theksuar se katarsisi i politikës duhet të nisë me personat që janë ricikluar në politikë, pas përfshirjeve në çështje korrupsioni apo vepra penale që lidhen me krimin shtetëror. Kryetari i Partisë Socialdemokrate sjell si shembull ish-kryeministrin Berisha dhe kreun aktual të opozitës Lulzim Basha që sipas tij mbeten të pandeshkuar pavarëisht rekordeve që kanë me korrupsionin dhe krimin. “Që të kishim një politikë më të pastër, ose politikanë gjithnjë e më pak të implikuar, ose një gjyqësor gjithnjë e më të pavarur, do duhej që çdo tendencë për të kontrolluar apo mosndëshkuar, të ndëshkohej me votë. Kjo nuk ndodh gjithmonë. Ndodh ajo që sa më i përfolur të jesh, aq më shumë vota merr, dhe sa më problematik të jesh, aq më përkrahje ke në qarqet mediatike. Ky bashkëkompromentim ka bërë që të mos funksionojnë valvulat kryesore si vota dhe dorëheqja. Në Shqipëri, edhe një herë që u bë protesta kundër korrupsionit, u quajt e tepruar kur në tërë botën politikanët japin dorëheqjen, jo sepse janë më të ndërgjegjshëm, por janë të ndërgjegjshëm se ata ndëshkojnë partinë, janë të ndërgjegjshëm se pas atij skandali po nuk e pastruan veten, nuk mund të riciklohen. Në Shqipëri është ndryshe. Rezistoi Saliu në ’96, ’97, ’98, mbijetoi dhe u riciklua. Bëri ç’bëri Luli me Saliun në 21 Janar, kërkoi të merrte Tiranën. Me vrasje të zbardhur dhe pa u ndëshkuar, Luli kërkoi të fitonte Tiranën. Dhe kur nuk fiton, vjedh dhe votat. Pra, në Shqipëri problem qenkan të dënuarit dhe jo të padënuarit!" - shprehet Gjinushi. http://www.gazetatema.net/web/2015/09/22/ketu-problemi-seshte-te-te-denu...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.