Dështuan edhe policët gjermanë. Tani kontrollet po i bëjnë policët grekë

Postuar në 22 Shtator, 2015 17:16

Sot “Top-Channel” njoftonte për një problem në kufirin shqiptaro-grek, teksa pala greke po kthente shtetas shqiptarë që pretendohet se shkojnë në vendin fqinj për punësim sezonal. Dhe në fakt nga prononcimet e disa prej tyre, ashtu siç paraqiten në kronikë, kështu është edhe e vërteta: ata duan të shkojnë për punësim sezonal në Greqi, por pala greke ka aktivizuar marrëveshjen për lëvizjen pa viza, që i jep të drejtë shteteve të kërkojnë garanci financiare, përveç të tjerave. Në mbyllje TCH njofton se:  “Autoritetet shqiptare të pikës së kalimit kufitar kanë kërkuar një takim me homologët për zgjidhjen e situatës”. Duke lexuar për këto “provokacione të shtatorit”, nuk ka sesi të mos na shkojë mendja te “provokacionet e gushtit”, kur disa policë gjermanë u vendosën në kufirin shqiptar-grek për të “asistuar policët shqiptarë në ndalimin e migracionit klandestin”. Ishte pala shqiptare ajo që madje organizoi me ceremoni vendosjen e tyre, meqenëse një numër i madh shqiptarësh po iknin drejt Gjermanisë. E me këtë rast, Gjermania po mendonte t’i ndalte që këtu shqiptarët. Asokohe ResPublica shkruajti për natyrën poshtëruese të kësi lloj marrëveshjesh, të cilat i mbivendosen në kurriz të të drejtave të qytetarëve, marrëveshjes së lëvizjes së lirë e cila ka të shkruara rregullat e veta(http://www.respublica.al/2015/08/10/nis-ndalim-qarkullimi)(http://www.respublica.al/2015/08/12/kloni-i-shengenit).

Nga sa u bë e ditur në atë kohë, nga përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, qytetarët shqiptarë duhet të shmangnin kërkesat për azil dhe meqenëse kjo politikë nuk po jepte rezultat, u pa e arsyeshme vendosja e kontrolleve në kufi, ku policë gjermanë do të vlerësonin se kush ishte “i përshtatshëm” për të kalur kufirin për në(!!!)Greqi. Kërkesa për garanci financiare dhe ftesën e pritësit është një nga pikat e vlerësimit. Është pikërisht pra ajo që po bën sot pala greke, e cila nuk dihet ende për cilat arsye po “zbaton korrektësisht marrëveshjen e lëvizjes së lirë”. Ndaj pyesim, autoritetet shqiptare: për çfarë po bëhet takimi në fjalë? Çfarë zgjidhje propozon pala shqiptare për atë që e konsideron “zgjidhje të situatës”? Nuk kanë mjaftuar as policët gjermanë për shqiptarët që duan të ikin? Çfarë zgjidhje, përveç lypjes, mbetet në kushtet kur jemi përballë një shteti që thjesht zbaton rregullat që në gusht i zbatoni për ne policët gjermanë?

Me siguri Ministrisë së Brendshme nuk i interesojnë këto pyetje, as këto probleme, pasi ka një vit që përballet me të tjera çështje. Por është e udhës që të kujtohet se Pasaporta shqiptare është pronë e Shtetit, përmes saj, dhe jo e qytetarëve, të cilëve ka patur raste që ua kanë grisur, flakur, vënë kryq, hedhur fytyrës, e askush nuk ka reaguar.  Sikundër tani që për të njëmijtën herë, shqiptarët mbetet sërish në çarkun e krijuar nga shtet që nuk e merr askush seriozisht. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.