Spiunët tatimorë të maskuar si myshterinj, Financat paraqesin pr/ligjin por ata janë në veprim

Postuar në 21 Shtator, 2015 17:49

Një djalë dhe një vajzë, ose dy shokë që pijnë kafe ngeshëm dhe bëjnë muhabet, mund të mos jenë ata që duken, por punonjës tatimorë që paraqiten si klientë dhe mbajnë shënim gjithçka ndodh sa I përket funksionimit të kasës fiskale dhe kuponit tatimor. Kjo metodë është pjesë e projektligjit të ri për tatimet që parashikon forcimin e masave ndëshkuese për bizneset apo administratorët qe shkelin ligjin. Ministri i Financave tha në komisionin e ekonomisë se grupe të tjera do kontrollojnë në biznese dhe punën e deritanshme të tatimorëve. Plani i qeverisë nuk u mirëprit nga opozita, e cila vlerëson se me masat që po merren me ushtrohet presion tek bizneset e vogla. Sipas ish ministrit të Financave Bode, formalizimit të ekonomisë i nevojiten sisteme fiskale e jo spiunë.

Burime për Respublica ndërkohë bëjnë me dije se grupe “spiunimi” të kësaj natyre janë ngritur prej kohësh pranë strukturave tatimore dhe kanë mbajtur shënimet përkatëse, përfshirë edhe filmime me cellular, për bizneset “problematike”.

a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.