Mashtroi me testin e ndotjes/ Aksionet e Volkswagen AG bien me 23%. Ndalohet shitja e 500 mijë njësive

Postuar në 21 Shtator, 2015 13:15

Volkswagen Ag, kompania e njohur e prodhimit të automobilëve ka pësuar një goditje të madhe në bursë për shkak të një mashtrimi që ka bërë me treguesit e ndotjes. Fjala është për testin e ndotjes së ajrit për mjetet e shitura në SHBA, çka ka sjellë rënie prej 23% të vlerës së aksioneve, që e konvertuar në vlerë monetare është 15.4 miliardë euro në një ditë. Drejtuesi i kompanisë, Martin Winterkorn, deklaroi se vetë kompania po bën një hetim për këtë dhe keqardhjen e madhe. Ai ka premtuar se Volksëagen do të bëjë çdo gjë të nevojshme për të riparuar dëmin. SHBA konsiderohet tregu i dytë më i madh në  botë për automobila dhe me këtë çështje, Volkswagen rrezikon gjoba të mëdha. Por edhe një reagim nga konsumatorët.  Akuza është për një model të vetëm dhe VW ka ndalur shitjen e tij që shkon në deri 500 mijë njësi. Nuk përjashtohet edhe procedimi me akuza penale, ndërkohë që qysh tani gjoba llogaritet në 18 miliardë dollarë.  

 

http://www.bloomberg.com/news/articles/2015-09-21/volkswagen-drops-15-af...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.