Bazë të dhënash për shqiptarët e proceduar dhe të dënuar Jashtë

Postuar në 21 Shtator, 2015 15:07

Ende pa u miratuar ligji për dekriminalizimin, ministri i Drejtësisë, përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nasip Naço, ka ndërmarrë një hap të parë. AI i është drejtuar me një letër “Ministrive të Drejtësisë dhe trupit diplomatik të vendeve anëtare të Këshillit të Europës, përmes së cilës kërkon vënien në dispozicion të informacionit që disponohet lidhur me rekordet penale të të gjithë shtetasve shqiptarë që kanë qenë objekt i shqyrtimit apo i regjistrimit në zyrën e gjendjes gjyqësore të këtyre shteteve”. Ndihmë i është kërkuar edhe Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke synuar kështu, siç thuhet që të krijohet një bazë të dhënash për të gjithë personat e proceduar jashtë. Nuk dihet ende nëse edhe kjo lëvizje shkon në sensin e analizës së përplasjes së heshtur PS-LSI, pasi një bazë e tillë të dhënash, publikimi i saj mund të sillte të papritura. Le të sjellim këtu si rast të frestët, atë të Fatmir Mediut, që dje iu publikua dosja e gjykimit në Milano. Shqiptarët panë që kanë patur një ministër Mbrojtjeje të dënuar me 3 vjet burgim. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.