“Suksesi” i anti-hashashit, parcela të mbrojtura nga “shefat” në Devoll

Postuar në 21 Shtator, 2015 21:14

A është lufta ndaj hashashit gjatë kësaj vere një histori suksesi? Po, sipas kryeministrit Rama dhe ministrit Tahiri në konferencën mbi luftën ndaj kanabisit, ku u proklamua se tashmë territori shqiptar ishte i “pastër”. Por jo sipas gazetarit Artan Hoxha, i cili ka publikuar në News 24 një video që tregon një fshat në Bilisht të mbjellë me kanabis. Sipas Hoxhës, sipërfaqe të tëra në një zonë të pyllëzuar janë të mbjella me kanabis. Ky territor mbrohet nga disa persona të armatosur që nuk lejojnë të panjohurit të hyjnë. Hoxha ka mbledhur dëshmi të banorëve që jetojnë aty pranë, se plantacionet me kanabis janë mbjellë nga dy biznesmenë që janë pronarë lokalesh dhe hotelesh. Madje fshatarët tregojnë se në zonë kanë parë edhe drejtues të policisë lokale, dhe kjo ngre dyshime se mund të jenë të përfshirë në kultivimin e kanabisit. Dy ditë më parë, vëllai i kryebashkiakut të Poliçanit u arrestua pasi në mjediset e tij të biznesit u kapën 19 kg hashash. Ndërsa ministri i Brendshëm, sot e kësaj dite nuk e arsyeton dot në mënyrë bindëse sesi mjeti Audi, sipas ish kreut të antitrafiqeve Fier Dritan Zagani, i përdorur nga farefis i ministrit për të mbuluar trafikun e drogës, figuron ende në emër të tij dhe ka vijuar të përdoret në mënyrë të alternuar nga familjarë dhe kushërinjtë e akuzuar.

 

http://www.balkanweb.com/site/ekskluzive-news24-parcela-me-kanabis-ne-de...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.