Vizioni i Jeff Bezos: Njerëz që jetojnë e punojnë në orbitë

Postuar në 20 Shtator, 2015 16:53

Drejtuesi i Amazon, Jeff Bezos, ka bërë një parashikim që përafron science fiction me realitetin. Miliona njerëz që jetojnë në orbitë, mundësuar kjo nga ndërtimi i platformave lëshuese shumë më moderne. Bezos ka krijuar kompaninë Blue Origin për këtë qëllim dhe do të investojë përmes saj, 200 milionë dollarë, në ndërtimin e një platforme lëshimi në Cape Canaveral. “Vizioni ynë sheh njerëz që jetojnë dhe punojnë në orbitë. Kemi rrugë të gjatë për të bërë”, tha Bezos gjatë një interviste 30 minutëshe në Florida. Aktualisht janë 6 njerëz në hapësirë dhe dy prej tyre, astronautët Scott Kelly dhe Mikhail Kornienko, do kalojnë një vit në Stacionin Hapësinor për të kuptuar efektet te trupi i njeriut. Ideja e Bezos kujton filmin “Elysium” me protagonist Matt Damon që e sheh njerëzimin të ndarë thellësisht mes një elite që jeton në një stacion që orbiton mbi Tokën e ndotur dhe pjesës tjetër, ilustruar kryesisht me personazhe nga Amerika Latine, që punojnë në Tokë në një planet favelash. Por ideja e Bezos, gjithsesi e bën të aksesueshëm për të gjithë hapësirën dhe drejtuesi i Amazon thotë pikërisht këtë gjë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.