Ministri i Brendshëm del nga heshtja verore

Postuar në 20 Shtator, 2015 14:29

Pasi vetë kryeministri doli në konferencën me policinë dhe vlerësoi maksimalisht punën e saj në luftën kundër trafikut të drogës, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, po shfaqet më i shpenguar në reagimet e veta. “Duhet te kisha falenderuar PD qe heret ne mengjes, por s’besoj merziten ti falenderoj pak me vonese per sherbimin e vyer qe po kryejn duke i bere jehone te perditshme sukseseve te Policise se Shtetit. Me shume mirenjohje per Shqupistat”, shkruan ai sot në përgjigje të një deklarate të Edi Palokës nga PD. Deri në daljen e kryeministrit, Tahiri u “zhduk” nga skena, ai nuk u shfaq as kur gjatë gjithë verës u akuzua nga shumë drejtime. Qoftë që e kishin goditur fizikisht. Me sa duket “nyja” është zgjidhur dhe ata aktorë që investohen kundër ministrit, ngelën sërish duarthatë. Në çdo rast, edhe sikur deklaratat e PD-së t’i klasifikonim si gënjeshtra, sërish një hije e madhe jotransparente qëndron mbi Ministrinë e Brendshme. Implikimi po kthehet nga perceptim në bindje në shoqëri dhe kjo për faj dhe përgjegjësi të atyre që drejtojnë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.