Protestat kundër masave të qeverisë nisin nga Shkodra. Reagon Berisha: Revolucion demokratik

Postuar në 19 Shtator, 2015 13:19

Njerëzit filluan të dalin në rrugë për të kërkuar të drejta që po i kufizohen çdo ditë. Në këtë kuadër ka nisur dhe protesta në Shkodër kundër masave të qeverisë në luftë me informalitetin. Përfaqësues të sindikatave, të biznesit dhe qytetarë të Shkodrës kanë protestuar në pedonalen e qytetit. Protestuesit i kanë quajtur drastike masat e qeverisë kundër informalitetit. “Ne jemi për luftën ndaj informmalitetit, por jo për masat drastike ndaj biznesit”, ka thënë kreu i Bashkimit të Sindikatave, Alfred Tukaj. Në emër të protestuesve ai kërkoi nga qeveria me shumë kohë për biznesin dhe zbutjen e masave të publikuara nga qeveria. Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi i  ¡ish kryeministri Sali Berisha i cili në një postim në profilin e tij ne Facebook për këtë protestë, e cileson si revolte në mbrojtje të biznesit, punës dhe jetesës.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.