OSBE: Elitat politike të lidhura me krimin e korrupsionin të paprekshme

Postuar në 18 Shtator, 2015 20:25

Në raportimin para Këshillit të Përhershm të OSBE-së në Vjenë  mbi zhvillimet e 12 muajve të fundit në Shqipëri ambasadori Florian Raunig deklaroi se ndonëse kanë nisur disa procedime penale ndaj funksionarëve të nivelit të mesëm, Shqipëria ende nuk ka mundur të krijojë një bilanc të ndjekjes apo dënimit të elitave politike dhe ekonomike, vecanërisht lidhur me pasurimin e paligjshëm, korrupsionin dhe krimin e organizuar. Duke u ndalur në luftën kundër krimit të organizuar, ambasadori i OSBE-së vlerësoi operacionet kundër kultivimit të marijuanës që kanë cuar në mbi 250 arrestime, por  theksoi se nuk ka procedime të suksesshme të niveleve të larta”.

Ndërsa flet për rastet e arrestimeve të disa deputetëve të së majtës, ambasadori Raunig, duke komentuar “cështjen e dekriminalizimit të parlamentit dhe strukturave në të dy nivelet, si në qeverisjen qendrore dhe lokale” shprehet se kjo cështje “është më e gjerë se këto raste të veçanta, ngaqë, ka pretendime të besueshme se zyrtarë të lartë (si në të kaluarën dhe në të tashmen) janë përfshirë në sjellje jo të përshtatshme për pozitat e tyre”.

Duke u ndalur në luftën kundër krimit të organizuar, ambasadori i OSBE-së vlerëson operacionet kundër kultivimit të marijuanës “që kanë cuar në mbi 250 arrestime, por që mesa duket ende nuk ka procedime të suksesshme të niveleve të larta”. Dhe ndërsa thekson se operacioni i vitit të shkuar në Lazarat ritheu besimin te shteti ligjor dhe policia, “përpjekje të koordinuara nevojiten për të ndjekur dhe dënuar edhe ata që qëndrojnë pas trafikut të drogës”, thuhet në raportin, i cili është ndërkaq kritik për “ndryshimet e shpeshta në të gjitha nivelet e policisë të cilat zbehin trajnimet dhe eksperiencën e fituar”.

Në përgjithësi, politizimi i thuajse cdo problemi dhe paaftësia e theksuar për kompromis do të vazhdojnë ta bëjnë të vështirë arritjen e reformave kombëtare domethënëse dhe të qëndrueshme”, shprehet ambasadori Raunig, sipas të cilit “përparimi i Shqipërisë në sfidat dhe aspiratat themelore, kërkon një program ndryshimesh të thella, afatgjata, përfshirëse dhe konsensuale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.