BE pa rezerva: Korrupsioni, dominues në shumë fusha

Postuar në 18 Shtator, 2015 19:50

Në dy vjet qeveria nuk mundi të zhbëjë korrupsionin galopant që po gërryen sistemin gjyqësor dhe shumë fusha të tjera të jetës publike. Në këto kushte  Bashkimi Europian e sheh të arsyeshme të zhvishet nga gjuha dipolmatike dhe të vërë para përgjegjësisë qeverinë për nivelin e korrupsionit në vend. Deklarata e Brukselit-se vjen pas raportit të shefit të prezencës së OSBE-se ne Tiranë, Florian Raunig në Këshillin e Përhershem të kësaj organizate, në Vjenë. 

“Megjithëse është shënuar progres në luftën kundër korrupsionit, krahasuar me vitin e kaluar, ai mbetet dominues në shumë fusha, përfshirë sistemin e drejtësisë dhe një problem shumë serioz”-shkruhet në deklaratë.

Për Bashkimin Europian lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, edhe në radhët e zyrtarëve të lartë, duhet të mbeten përparësi kryesore. Në këtë drejtim Shqipëria duhet të intensifikojë përpjekjet dhe të zbatojë strategjinë e miratuar rishtazi  në luftën kundër korrupsionit.

Po ashtu Bashkimi Europian e konsideron reformën në drejtësisë elementin kyç për të për të ardhmen e Shqipërisë.  BE thotë se janë të nevojshme përpjekeje më të mëdha për të ndërtuar një gjyqësor të pavarur ku gjyqtarët të kenë  përgjegjshmërinë e duhur për të respektuar e sundimitn e ligjit.

Bashkimi Europian mbështet vlerësimin e kreut të prezencës së OSBE-se ne Tiranë, se një dialog i qëndrueshëm politik mes qeverisë dhe opozitës dhe një punë konstruktive në Parlament, mbeten elementet kryesore  për një proces të suksesshëm reformash të Shqipërisë. Pikërisht për këtë-shkruhet në deklaratë- Bashkimi Europian u bën thirrje palëve të përqendrohen në këtë process dhe të nisin dialogun politik në shpirtin e transparencës dhe përmbajtjes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.