Prokuror shqiptaro-amerikan për hetimin e korrupsionit në nivele të larta

Postuar në 18 Shtator, 2015 13:21

Korrupsioni në nivele të larta do të hetohet nga një prokuror shqiptaro-amerikan, i cili prej një jave po asiston njësinë “Task Forcë” në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ai është Gjon Juncaj dhe ka një eksperiencë të gjatë në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, i fokusuar në hetimin e korrupsionit të zyrtarëve dhe pastrimin e parave, dy nga veprat penale që hetohen aktualisht nga njësia antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda".
Gazeta Mapo shkruan se aktualisht, pjesë e Njësisë Antikorrupsion janë pesë prokurorë, pjesa më e madhe e të cilëve janë trajnuar për vite me radhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dhe sikur të mos mjaftonte kjo në mbështetje të kësaj Njësie, tashmë do të jetë i atashuar me kohë të plotë edhe një ekspert i misionit OPDAT të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili do të ofrojë ekspertizën e drejtpërdrejtë mbi çështjet e kriminalitetit ndërkombëtar, si edhe hetimit pasuror. Një ditë më parë misioni amerikan në OSBE paralajmëroi se ndikimi i korrupsinit dhe lidhjeve kriinale në qeveri mbajnë peng zhvilimin e vendit. Në konferencen e luftes kunder droges ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu tha se policisë shqiptare do t’i bashkohet edhe një ekspert i FBI-së, i cili do të asistojë në krijimin e Byrosë Federale të Hetimit.
"Një prokuror federal po ndihmon Njësinë Antikorrupsion të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Një agjent i FBI-së pritet të vijë javën e ardhshme për të punuar me policinë shqiptare, ndërsa ekspertët amerikanë po ndihmojnë në hartimin e ligjit për Byronë e Hetimit”, – tha ambasadori amerikan në takimin e tri ditëve më parë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.