Lu: Në Shqipëri duhet të paguash për të marrë drejtësi

Postuar në 18 Shtator, 2015 13:10

Në Shqipëri fjala e një ambasadori vlen më shumë se e çdo politikani tjetër. Edhe kur bëhet fjalë për denoncime. E sidomos kur ai përfaqëson një vend të fuqishëm si Shtetet e Bashkuara. Këtë herë ambasadori amerikan Donald Lu ka deklaruar se në Shqipëri duhet të paguash për të marrë drejtësi. Ai tha se populli shqiptar nuk i beson sistemit të drejtësisë. Lu ka bërë një tjetër thirrje për një reformë drejtësie gjithëpërfshirëse. I pranishën në prezantimin e projektit “Just”, ambasadori Lu tha se populli shqiptar meriton një sistem të ndershëm dhe të pavarur. “E dimë që populli shqiptar sot nuk i beson sistemit të drejtësisë. Kemi kaluar muaj të tërë duke folur për gjyqtarë të korruptuar dhe të paafatë dhe për një sistem ku duhet të paguash për të marrë drejtësi. Shqipëria ka shumë rrugë për të bërë për të pastruar sistemin e drejtësisë. 5 vite më parë asnjë seancë gjyqësore në Shqipëri nuk regjistrohej, sot regjistrohet 80% e tyre. Jemi krenare për arritjet e shumta të këtij projekti. Ne presim me kënaqësinë të vazhdojmë punën ne sektorin e drejtësisë dhe mbështesim një reformë në drejtësi gjithëpërfshirëse. Popullis shqiptar meriton një sistem drejtësie të ndershëm dhe të pavarur. Projekti “Just” e ka ndihmuar Shqipërinë të lëvizë më pranë këtij qëllimi”, u shpreh ambasadori Donald Lu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.