Draft i ri për dekriminalizimin, PD kërkon ngritjen e një institucioni që do të bëjë verifikimin

Postuar në 18 Shtator, 2015 14:56

PD prezanton draftin për dekriminalizimin, vetëm dy ditë pas miratimit prej Qeverisë të projektligjit për funksionet publike. Ndryshe nga pr/ligji i qeverisë, PD ka parashikuar në draftin e saj ngritjen e një institucioni që do të bëjë verifikimin, si dhe një strukturë e posaçme brenda Prokurorisë së Përgjithshme.

“Organi kompetent për miratimin e akteve që do të vihen në zbatim të ligjit do të jetë Kuvendi për t’i dhënë kontrollin e plotë politik Kuvendit në gjithë këtë nismë, në mënyrë që askush të mos devijojë nga qëllimet e ligjit. Kemi parashikuar një institut që duket se në projektligjin e qeverisë  është hequr, është e drejta e nismës për të kërkuar verifikimin. Qeveria ka parashikuar që verifikimin ta bëjë vetë. Ndërkohë që ne kemi parashikuar një nismë që është komplet jashtë kontrollit të personave që mund të kenë konflikt interesi. Një numër i caktuar shtetasish kanë të drejtën të kërkojnë verifikimin e një funksionari publik, në lidhje me të dhënat që ekzistojnë.  Gjithashtu kemi parashikuar dhe organin i cili do të bëjë zbatimin e ligjit, dhe Prokuroria e Përgjithshme, kemi parashikuar një strukturë të specializuar. Brenda prokurorisë një strukturë që do të bëjë këto veprime. Bën të mundur jo vetëm përgejgjësinë maksimale të një ogani siç është prokuroria, por i heq nga dora e kryeministrit, kryetarit të Kuvendit, apo kush nuk ka vullnet për ta bërë kontrollin, do të jetë në dorën e një organi të përcaktuar në lgij me detyrime e pasoja penale në rast se nuk kryhet”, tha Bylykbashi.

Në projektligjin e qeverisë është parashikuar që verifikimi të bëhet nga vetëdeklarimi i personit, e më pas verifikimi nga institucioni ku do të punojë. Gjithashtu, një risi tjetër e draftit të PD-së, ndryshe nga ai i qeverisë, është verifikimi edhe i personave që kanë ndërruar identitet.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.