Arrestohet për drogë vëllai i kryebashkiakut socialist të Poliçanit

Postuar në 18 Shtator, 2015 13:04

Në rrjetën e policisë ka rënë vëllai i kryebashkiakut socialist te Poliçanit për trafik droge. Artur Zotkaj, vëllai i Adriatik Zotkaj, kryebashkiakut që ushtron mandatin e pestë në krye të bashkisë së Poliçanit është arrestuar në kuadër të një operacioni anti-drogë të Policisë së Beratit.
Sipas një njoftimi zyrtar, operacioni i koduar “Pronovik” ka vënë në pranga këta 4 shtetas:
Artur Zotkaj, 46 vjeç, banues në Poliçan.
Kreshnik Hysenbelli, 24 vjeç, banues në Poliçan.
Abedin Nurellari, 38 vjeç, banues në Poliçan.
Destared Allko, 23 vjeç, banues në Skrapar.
Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi E.H, 22 vjeç, banues në Poliçan.
“Arrestimi i shtetasve të mësipërm dhe shpallja në kërkim e shtetasit E.H, u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet të kenë konsumuar elementet e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit të ushtruar në biznesin e shtetasit Artur Zotkaj, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 19,030 kg lëndë narkotike e dyshuar si ajo e llojit marijuanë,” thuhet në njoftim.
Probleme me drejtësinë duket se nuk ka vetëm Artur Zotkaj, por edhe vëllai i tij kryebashkiak Adriatik Zotkajt, i përfolur dhe i paditur nga ILDKP për fshehje pasurie.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.