Shqipëria, humbësja e Samitit të Vjenës. Nga 24 projekte të përzgjedhura, përfitoi vetëm 1

Postuar në 17 Shtator, 2015 09:56

Pala shqiptare përfitoi më pak nga të gjitha nga financimet e BE-së në kuadër të Procesit të Berlinit. Samiti i Vjenës i mbajtur në gusht të këtij viti, i ka akorduar Shqipërisë financime për vetëm një projekt dhe kjo për shkak të propozimeve që bëri vendi ynë dhe aftësisë për të qenë tërheqës. Në një intervistë për “Monitor”, Geri Selenica, drejtor ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Studime Strategjike, Shqipëria nuk është veçse një humbëse e madhe rajonale. Humbëse, sepse nga 24 projekte që BE-ja përzgjodhi në Samitin e Vjenës, Shqipëria arriti të përfitonte vetëm një: Autostrada e Kaltër (Rijeka–Tivar–Durrës–Igumenicë), që në Shqipëri përfshin studimin paraprak, dizajnin e detajuar, EIA dhe punimet për pjesët Thumanë – Kashar/Vorë, bajpasin e Lezhës, unazën e Tiranës dhe veprat e nevojshme në bajpasin e Tepelenës.
Serbia vetëm mori 13 projekete, Mqedonia 4 apo Kosova 3.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.