"Gazzetta del Mezzogiorno": Shqipëria vend pa sindikata, çfarë i japim në këmbim të ujit

Postuar në 16 Shtator, 2015 19:38

Dy ditë më parë kryeministri shqiptar Edi Rama bëri publike nga Pulja ambicjen e qeverisë shqiptare për të krijuar një shoqëri shumëkombëshe mes Shqipërisë e Italisë për shfrytëzimin e burimeve ujore të Shqipërisë nga rajoni i Puljas.  Po çfarë do marrë në këmbim Shqqipëria? "Gazzetta del Mezzogiorno" i është referuar takimit mes Edi Ramës dhe guvernatorit të Puljas Michele Emiliano, duke zbardhur edhe detaje të bisedës dhe asaj çka do të përfitojë Shqipëria nga një projekt i tillë.

“Me Kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ka diskutuar gjatë. Michele Emiliano e pëlqen, dhe shumë madje, idenë e hapjes e një fondi për Ujësjellësin Puliez përmes një ndërmarrje të përbashkët me vendin e Shqiponjave. Dje Emiliano i është dedikuar kultivimit të marrëdhënieve ndërkombëtare. Me Edi Ramën tek e fundit, njihemi që nga koha e eksperiencës së përbashkët si kryebashkiak. “Duam të bëjmë dy gjëra- ka shpjeguar Emiliano. Së pari, një projekt të përbashkët përmes Ujësjellësit të Puljas. Nëse përfshijmë qeverinë mundet të arrijmë një bashkëpjesëmarrje aksionere të Shqipëisë me objektivin që të përftojmë ujin cilësor dhe sasior  që ata kanë dhe për të shfrytëzuar kapacitetet tona të shkëlqyera projektuese. Së dyti, do të ndihmojmë Shqipërinë në lidhje me Bashkimin Europian, do të fillojmë menjëherë duke ngritur grupet e punës.”-shkruan gazeta italiane.

Më tej kryeministri Rama dha argumenta pse italianë duhet te investojë në Shqipëri. “Ne taksojmë vetë 15% të fitimeve, dhe rrogat tek ne janë më të ulta se në Kinë. Për më tepër, Shqipëria ofron një forcë punëtore të re dhe në gjendje të flasë italisht. Sidoqoftë, ne vazhdojmë të rritemi me 3%, por di edhe që duhet të bëjmë akoma më shumë. Shqipëria ka marzhe të mëdha zhvillimi, dhe mendoj se të gjithë sipërmarrësit, shqiptarë dhe të huaj ëndërrojnë një vend ku nuk ka as sindikata dhe as parti të së majtës radikale. Pavarësisht Corbyn-it dhe Sirizës, historia i ka dhënë tashmë vendimet e saj”.-përfundon Rama.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.