Opozita për luftën kundër trafikut: Kryeministri dhe ministri i Brendshëm të bëjnë testin e drogës

Postuar në 16 Shtator, 2015 15:53

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas konferencës së kryeministrit me policinë e Shtetit. Ai i është përmbajtur qëndrimit të opozitës që sheh kriminalizimin e politikës si përgjegjësi të mazhorancës. “Rama ka rekord të qartë se ka caktuar narkotrafikantët në poste, i ka futur në parlament, i ka bërë kryetarë bashkie, emblema janë Roshët, Bushët, Bardhët, Peçët e tjerë që administrojnë territore të tëra me pushtetin që u ka dhënë Edi Rama. Ligji për dekriminalizimin është në parlament, nise me testin e drogës, ti dhe ministri yt. Do të ishte fillim i mbarë”, tha Basha. Pak kohë më parë në Parlament, deputeti i shumicës Koço Kokëdhima e quajti padrejtësi të madhe penalizimin e qytetarëve për përdorim të drogës. Por padrejtësi edhe më e madhe bëhet kjo nëse ndonjë drejtues institucioni është përdorues droge dhe njerëzit shkojnë në burg pikërisht për këtë gjë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.