Ngjela: Shqipëria po humbet kohë, ky kryeministër nuk e lufton dot krimin

Postuar në 16 Shtator, 2015 18:17

Një nga ish-aleatët e Partisë Socialiste, avokati i njohur Spartak Ngjela thotë se Shqipëria është në një udhëkryq për shkak të kapjes nga krimi dhe paqartësisë që reflekton qeveria dhe kryeministri për ta luftuar atë.”

Politika amerikane dhe politika gjermane, në ndihmë të Shqiparisë, i kërkojnë kryeminuistrit shqiptar që të luftojë korrupsionin dhe krimin shtetëror në Shqipëri. Çfarë do të bëjë ky kryeministër, a do ta luftojë fenomenin kriminal në Shqipëri, ashtu siç ia këkojnë partnerët e fuqishëm, apo do të izolojë Shqipërinë si Enver Hoxha? Historia e shqipërisë ka afër 100 vjet që në funksion të zhvillimit të saj shoqëror dhe ekonomik, në funksion të mirëqenies dhe perspektivës perëndimore, është përplasur me sëmundjën e krimit që ka drejtuar vetë shtetin dhe ka bllokuar atë perspektivë. Kjo është edhe pikëpyetja e sotme – nga do të anojë kjo maxhorancë dhe ky kryeministër: nga krimi që do sjellë sigurisht izolimin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve, apo do të veprojë në mënyrë drastikë kundër krimit shtetëror?”-shprehet Ngjela

Aksionet dhe deklaratat e qeverisë Ngjela I sheh të pakuptimta sa kohë sipas tij është vetë kryeministri që nuk dëshiron ta luftojë kriminalitetin

“Shenjat janë që asgjë nuk do të bëjnë dot. Por Shqipërinë nuk ka zot ta izolojë më, dhe shqiptarët po humbasin kohë historike në zhvillimin e tyre perëndimor, se kryeministri që zgjodhën në qershor të vitit 2013, nuk dëshiron të bëjë reformën antikriminale në Shqipëri. Dhe vjen vërdallë me nonsense që të fitojë kohë. E çfarë kohe do të fitojë ky? Pytja që ngrihet sot është kjo: do të luftohet fenomeni kriminal shtëtëror sot në Shqipëri nga lart, apo kjo do të bëhet nga vetë populli nga poshte? Kjo është pyetja që ngrihet sot para maxhorancës aktuale. A do t’i drejtohet popullit për ndihmë nëse korrupsioni është më i fortë në këtë pushtet, apo do të mbetet inerte për të fituar kohë në një vegjetim pa sens?-shprehet avokat Ngjela

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.