E ardhmja e kullave të kontrollit në aeroporte, fluturimet do ndiqen me kamera

Postuar në 15 Shtator, 2015 20:01

Një duzinë aeroplanësh komerciale që ulen aty çdo ditë monitorohen nga kamerat, të udhëhequr nga kontrollorët që i ndjekin në video prej një tjetër aeroporti 90 milje larg. Örnsköldsvik në Suedi është aeroporti i parë në botë që përdorë një teknologji të tillë. Të tjerë aeroporte në Evropë po testojnë idenë. Ekspertët thonë se tanimë po vijnë kullat pa pilot. Ato fillimisht do të aplikohen në aeroportet e vogla, më pas në të mesme, por në fund edhe aeroportet më të mëdha në botë mund të ndiqen nëpërmjet një grupi kamerash të montuar në një shtyllë, të cilat zëvendësojnë kullat e kontrollit. Kompanitë e ndërtimit thonë se teknologjia e këtij sistemi është më e lirë dhe më e mirë se kullat tradicionale. “Kamera që mund të bëjë gjëra që syri i njeriut nuk mund t’i kapi”, thotë një nga ekspertët e “Searidge Technologies”.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.