Zbulimi, ushtarët gjermanë drogoheshin me metamfitaminë

Postuar në 14 Shtator, 2015 20:35

Aspektet e fshehura të Luftës së Dytë Botërore janë ende një temë e hulumtimit të dijetarëve dhe historianëve, edhe pse kanë kaluar 70 vjet nga fundi i saj. Shoku që pësoi njerëzimi  ishte aq i madh sa që edhe sot "frymëzon" studiuesit, të cilët janë duke kërkuar detajet më misterioze të asaj kohe të errët për mbarë botën. Sipas hulumtimit më  të fundit të publikuar në një libër, ushtarët e Hitlerit stimuloheshin  me drogën Pervitin, e cila ishte një formë e hershme e metamfetaminës kristaline!

Në librin «Der Totale Rausch», shkrimtari Norman Oléron argumenton se kur Ëehrmacht pushtuan Francën në vitin 1940, qeveria gjermane kishte siguruar 35 milion doza të kësaj droge, e cila e ndihmoi ushtarët gjermanë ishin vazhdimisht në gatishmëri në  humor dhe  optimistë. Ai madje thotë se ky lloj droge ishte mjaft e përhapur në shoqërinë gjermane, njësoj sikur të pije një kafe. Por ushtarëve gjermanë u jepej në doza më të larta që efekti të ishte edhe më i madh.

Droga futej në çokollata dhe u jepej ushtarëve gjermanë ose mund të merrej edhe përmes injeksioneve. Duke përdorur këtë metamfitaminën ushtarët mund të luftonin për ditë të tëra, pa ndjerë nevojën për të fjetur!

Në vitin 1941, u ndaloi përdorimi I metamfitaminës nga njerëzit dhe u lejua vetëm në ushtri.  Megjithatë, gjatë ndërhyrjes në Bashkimin Sovjetik  referencat nuk janë aq të qartë sa në sulmet ndaj Polonisë, Francës dhe Suedisë, ku janë dhënë dëshmi  të përdorimit të saj.

Me rënien e bushtit, sekreti i gjermanëve u kaloi aleatëve anglo-amerikanë, të cilët e përdorën në ushtritë e tyre. Në luftën me Korenë në vitin 1950 ushtarët amerikanë përdorën meta amfetaminës për të qëndruar fort në betejë.

Sipas librit nNë dimrin e vitit 1944, kur Hitleri urdhëroi sulmin përfundimtar , ai merrte droga të rënda dhe hormone, të cilat ia jepte mjeku i tij personal, Dr Morrell.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.