Xhafaj: Ekspertë ndërkombëtarë do të marrin pjesë direkt në hetimin e çështjeve

Postuar në 15 Shtator, 2015 09:27

Roli i ndërkombëtarëve në proçesin e reformës në drejtësi, por dhe vullneti politik i mazhorancës do të garantojë finalizimin me sukses të saj, pas dy dështimeve në 2008 dhe 2012. Fatmir Xhafaj, njeriu kyç në këtë reformë, i cili e konsideron edhe si një angazhim të jetës së tij politike kryerjen e saj, argumenton se pse shqiptarët duhet të kenë besim se ky sistem do të bëhet. “Ndryshe nga herët e tjera edhe në metodologji ka një gjë krejt ndryshe. Ekpertët ndërkombëtarë e kanë fillluar njëkohësisht me ne procesin, ajo që ka zgjatur më shumë ka qenë analiza e sistemit gjë që i ka ndihmuar ata që të kuptojnë se cila është gjendja e sistemit, problematikat. Nuk janë thjesht në rolin e atij që vjen nga jashtë, jep një këshillë, bën një raport dhe ikën. Jo, janë ulur si me thënë këmbëkryq bashkë me ne në proçes. Nga një analizë e detajuar e të gjithë elementëve të proçesit kanë kaluar në një strategji për zhvillimin e reformës. Kjo ka ndihmuar ekspertët ndërkombëtarë dhe vendas të jenë me këmbë në tokë dhe ti përgjigjen këtij realiteti. Të arrijnë në përfundime që janë të vlefshme për këtë realitet dhe pastaj në zgjidhjet konkrete që janë të dobishme për të shëruar këtë situatë konkrete”, tha Xhafaj i cili ishte i ftuar dje në “Tonight Ilva Tare”

Xhafaj ka folur për reformën në drejtësi ku midis të tjerash ka thënë se përfshirja e ekspertëve ndërkombëtarë deri në fund të reformës do të jetë e pamjaftueshme dhe se për të përfunduar reformën, do të vijnë të tjerë ekspertë, të cilët do të jenë nga fusha e drejtësisë dhe do të marrin pjesë direkt në hetimin e çështjeve.  “Ka një çështje që ka të bëjë me përfshirjen e Brukselit në procesin e zbatimit të vendimmarrjes. Do të jetë në proces vendimmarrës, pra pjesë e institucioneve vendimmarrëse shqiptare. Do të ketë prokurorë të huaj që do të jenë pjesë e hetimit dhe ka një diskutim deri në ç’masë do të përfshihen. Në parim Brukseli është shprehur plotësisht dakord për produktin e ekspertëve ndërkombëtarë dhe shqiptarë,” tha Xhafaj në “Tonight Ilva Tare”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.