Unë nuk i flas, ai me flet, me plasi bitha për ai

Postuar në 15 Shtator, 2015 10:01
Andi Bejtja

Ironia këtë fundjavë arriti kulmin kur kryeministri shqiptar Edi Rama, hapi një ekspozitë pikture në Munih të Gjermanisë, në një kohë kur azilantët shqiptarë në këtë vend janë 8-fishuar krahasuar me vitin e kaluar.

Kryeministri shqiptar masturboi me të ashtuquajturat piktura të veta, piktura që i bën gjatë takimeve jo vetëm private, por edhe zyrtare, teksa të tjerët flasin dhe ky i fundit zhgarravit dhe ndërkohë as nuk i shkoi në mendje të vizitonte një kamp azilantësh në Gjermani, kampe më së shumti të mbushur me bashkëkombës të tij.

Edhe gjatë kësaj vizite si edhe në vizita të tjera në këtë vend nuk e ndërmori asnjëherë këtë hap, të takonte një nga bashkëkombësit e vet, që ndodhej pak metra më tutje, edhe për shkak të premtimeve të tij të pambajtura.

Me këtë episod Kryeministri Shqiptar tregoi edhe njëherë se sa afër i ndjen shqiptarët dhe Shqipërinë dhe se sa i rrejshëm është dhe nacionalizmi i tij, kalë të cilin e shalon herë pas here sa herë i duhet.

Unë nuk e di çfarë mund të ndjejë një azilant shqiptar, teksa në darkë nga kampi ku ndodhet shikon në TV kryeministrin e tij që ka ardhur në Gjermani dhe ka hapur një ekspozitë pikture personale, e kam të vështirë të hyj në përjetimet e këtyre njerëzve, po një është e sigurtë, pas këtij episodi ata edhe pasi të kthehen ata do provojnë sërish e sërish të ikin nga Shqipëria, me çdo cmim me çdo kosto.

Duket qartë që kryeministri i vendit të tyre i do vetëm për të paguar taksat dhe kuponin tatimor. Ka shumë njerëz që me të drejtë pyesin: po çfarë i kushtonte Edi Ramës, për më tepër një showmeni të njohur, të kalonte 5 minuta në një kamp azilantësh për tu dhënë dorën bashkëkombësve të vet, për ti qetësuar fundja fundit për të dhënë dhe një shenjë solidariteti.

Është një pyetje që mbetet pa përgjigje po ti referohesh logjikës politike apo thjesht dhe vetëm thjesht racionalitetit. Ka shumë analistë gazetarë që janë munduar ta analizojnë Edi Ramën bazuar në kriteret dhe logjikën politike, por kanë dështuar.

Ka vetëm një përgjigje përse kryeministri shqiptar nuk ndaloi për një vizitë në një kamp me azilantë shqiptarë në Gjermani: Ai e di shumë mirë se piktura që ai do bënte teksa ata do i flisnin do ishte sërish asgjë më tepër, veçse një fletë e bardhë.

Historia e pikturimit të Edi Ramës gjatë kohës kur ndodhet në takime, qoftë dhe nga më seriozet, e ndërkohë kur të tjerët flasin, e ai pikturon daton herët. Ka nga ata që në vitin 2009 për shembull, e mbajnë mend teksa ishte në një takim me delegacionin europian duke iu ankuar për kartat e identitetit, kur anëtarë të delegacionit po flisnin ai i ndërpreu, dikush solli një karton me libra të tij me nga këto piktura dhe ai vetë i shpërndau një nga një duke thënë se ai libër me ato lloj pikturash kishte vetëm një emër: Edi Rama.

Pra ky është Edi Rama, kur ti flet pretendon se të dëgjon, qofsh i huaj apo shqiptar, qoftë bisedë shtetërore apo private. Që ai të funksionojë duhet të ketë dikë përballë që ta shpërfillë teksa ai flet e më pas siç kanë treguar dhe shumë raste edhe ta denigrojë.

Për të kuptuar më së miri Edi Ramën duhet parë për shembull çfarë vizatimi ka bërë kur ka qenë duke folur për me Saimir Tahirin, kur ky i fundit i raporton për avionët e kapur me drogë. Do ishte shumë interesante për shembull dhe pikturat që ka bërë kur ka negociuar me shumë nga eksponentë të botës së krimit teksa ka bërë marrëveshjet për ti futur në parlament.

Gjithashtu interesante do të ishte të shikonim dhe pikturën që ka bërë gjatë takimit me Ambasadorin Lu, teksa ky i fundit i kërkonte largimin e emrave të përveçëm të inkriminuar nga politika, apo për shembull pikturën që ka bërë kur u premtoi zyrtarëve pranimin e armëve kimike në Shqipëri.

Madje dhe kur nuk pikturon të gjithë thonë se në çdo takim kur flet me dikë, ai nuk e heq dorën nga mesazhet në celular. Edi Rama nuk ka faj, e ka thënë me kohë, ky jam unë dhe tashmë e dimë të gjithë ai është i përmbledhur në atë shprehjen e vjetër gjirokastrite:

unë nuk i flas, ai më flet më plasi bitha për ai.

Ai është eksperimenti më i rëndë në politikën shqiptare. Jashtë këtij shkrimi kam dhe një pyetje artistike:

A pikturon dot Edi Rama si gjithë piktorët e botës në vetmi dhe në heshtje, apo duhet patjetër ta ketë dikë përballë që i flet dhe ai nuk e dëgjon? Këtë nuk e gjej dot, ashtu sikurse nuk e di se çfarë pikture do bëj kur ti ngrihen gjithë shqiptarët në këmbë.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Gjithsesi ky Edvini ka bere nje ndryshim per mire qe kur eshte bere kryeminister, tani nuk pikturon me penis-er. Ne ekspoziten e pare qe ka hapur ne galerine e arteve, ne me shume se 80% te puneve dukej penisi, nganjehere dhe dy tre here, ne forma dhe permasa nga me te ndryshmet. Ne ate kohe ky dukej sikur ne tru nuk i kishte mbetur gje tjeter pervec penis-it. Megjithese perseri nuk jam i sigurte se po t'i shohesh me vemendje edhe ne keto zhgarravinat e tanishme duhet te dale ndonje penis i bojatisur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.