Shuhen shpresat për hapjen e negociatave në vjeshtë, mesazh i qartë nga Brukseli

Postuar në 14 Shtator, 2015 21:40

Me sa duket optimizmi i kryeministrit  Rama,  dorëheqja e Arben Ndokës dhe arrestimi i Armando Prengës nuk e pastrojnë mazhorancën nga njolla e kriminalitetit dhe kësisoj do t’i kushtojnë Shqipërisë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian në vjeshtë. Pas seancës dëgjimore me ambasadoren e BE-së në Shqipëri Romana Vllahutin dhe shefen e misionit vëzhgues të zgjedhjeve Odri Gllover, dy raporterët e Komisionit të Jashtëm të parlamentit Europian, Knut Flekenshtein dhe Eduard Kukan e bënë të qartë se pa dekriminalizimin nuk ka avancim në rrugën drejt BE-së.

« Procesi i dekriminalizimit është shumë i rëndësishëm, pasi ai lidhet edhe me refomën e drejtësisë. Nëse nuk avancohet me proçesin e dekriminalizimit, do të jetë shumë e vështirë për të avancuar me reformat e tjera që i kërkohen Shqipërisë” deklaroi raporteri për Shqipërinë Knut Fleckenstein.

Ndërsa Eduard Kukan  deklaroi  se është trondtitur nga rasti i deputetit Prenga që ka qëlluar mbi qytetarë shqiptarë. “Dekriminalizimi i politikës në Shqipëri përbën një problem prej kohësh, dhe ky kjo qenë edhe arsyeja kryesore e krizës politike, por ka errësuar edhe zgjedhjet lokale.  Ne prisnim, që kjo çështje të zgjidhej para zgjedhjeve. Ne kemi 9 muaj ë preim dhe, nuk kemi parë asnjë progres nga qeveria shqiptare për dekriminalizimin.. Ne po shohim  përditë raste të deputetëve shqiptare me të shkuar kriminale, që mundohen të përfitojnë nga imuniteti që kanë”

Pas i u njohën edhe me raportin e OSBE-ODIHR  për zgjedhjet lokale në Shqipëri eurodepuetët  thanë se ato nuk mund të cilësohen si të lira dhe të ndershme, duke vënë theksin tek shitberlja e votës, presioni mbi votuesit, politizimi i administratës dhe fushatës, si dje mungesa e transparencës së financimeve të partive politike. Mangësi këto që sipas tyre duhet të ishin zgjidhur me kohë.  Eduard Kukan i quajti këto si probleme shumë serioze dhe kërkoi që të merret një përgjegjësi e qartë politike për to.

Eduard Kukan:

Ka patur shumë parregullsi në zgjedhjet lokale. Ka parregullsi  politike ose tektnike. Në raportine  OSBE-së e ka një gërshetim të të dyja lojjeve të parregullsive, edhe politike, edhe teknike. Lidhur me tekniket, ka probleme me me udhëzimet, afatet dhe administrimin e proçesit zgjedhor nga Komisioni qëndror i zgjedhjeve. Interpretimi i ligjit nga KQZ-ja dhe vendimet e saj jokonsinstente kanë shkaktuar gjithashtu probleme. Nga ana tjetër, parregullsitë politike kanë qenë të shumta, duke filluar me politizimin e institucioneve, që cënuan administrimine  zgjedhjeve, përdorimin e fondeve publike për fushatën zgjedhore,  akuzat për shitblerje votash, mungesa e tarnsprencës për financimin e politike dhe mungesa e paanshmërisë së mediave për zgjedhjet. Secila nga këto shoqërohet me shembuj të shumtë. Bazuar në gjita këto mua më është krijuar përshtypja, se këto zgjedhje nuk mund të cilësohen si të lira dhe të ndershme.

Knut Fleckenstein:

Zonja Glover na dha një tablo të qartë të zgjedhjeve vendore. Ka hapa pozitivë në zgjedhjet lokale, por ka një numër të madh parregullsish.  Zonja Glover na dha një tablo të qartë të zgjedhjeve vendore. Ka hapa pozitivë në zgjedhjet lokale, por ka një numër të madh parregullsish. Shitberlja e votës, presioni mbi votuesit, politizimi i administratës dhe fushatës, mungesa e transparencës së financimeve të partive politike, etj, të gjitha këto bëjnë pjesë te anët negative të raportit dhe këto duhet të ishin zbatuar me kohë.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.