Papa Françesku: Europa e plakur dhe e kamur lakmohet nga emigrantët. Infiltrimi terrorist, i pranishëm

Postuar në 15 Shtator, 2015 12:05

Pak ditë para një turneu të pazakontë në SHBA dhe Kubë, Papa Françesku ka dhënë një intervistë radiofonike për një radio portugeze. Temat kanë qenë të shumta, por kryesisht për emigracionin, xhihadistët e ISIS dhe gjendjen e sotme të Europës. Papa ka fajësuar sistemin kapitalist 'të keq dhe të padrejtë' për krizën e emigrantëve që po ndodh në Europë, por edhe ka paralajmëruar kujdes, pasi xhihadistët e ISIS mund të përfitojnë nga kjo dyndje masive për t'u futur në Europë.

“Ky fenomen i emigracionit është realitet, - tha Françesku. Kur ka vende bosh, njerëzit përpiqen t'i mbushin. Nëse një vend nuk ka fëmijë, emigrantët vijnë dhe zenë vendin e tyre. Po mendoj për numrin e lindjeve në Itali, Portugali dhe Spanjë”.

Mbi sfidën e pranimit të emigrantëve që mbërrijnë në pragun e Europës, Papa tha që pranimi i tyre nga vendasit, rrit një rrezik që më parë nuk ka qenë i pranishëm, ai terrorist. “Në ditët sot, kushtet e sigurisë territoriale nuk janë siç kanë qenë më parë. E vërteta është se vetëm 400 km larg Siçilisë ekziston një grup i tmerrshëm terrorist. Pra ekziston rreziku i infiltrimit, kjo është e vërtetë”.

Sidoqoftë përpos kërcënimit të militantëve islamik, Papa tha se Bibla i mëson katolikëve të mirëpresin emigrantë, t'i sigurojnë një çati mbi kokë dhe të integrohen në komunitet.

Ndërkaq, një ide mbi sasinë e mundshme të të infiltruarve terroristë në Europë e dha ministri i Arsimit në Liban, Elias Bousaab, në bisedë me kryeministrin britanik David Cameron gjatë një vizite në këtë rajon. Sipas tij, “dy në çdo 100 emigrantë sirianë, që po i drejtohen Europës, janë fanatikë të Shtetit Islamik. ISIS po rritet në mënyrë të frikshme. “Po bëhen të rrezikshëm pasi rekrutojnë fëmijë në shkollë, rekrutojnë kudo”, tha ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.