Në pritje të fakteve "tronditëse" që Edi Rama ka për drogën dhe disa reagime

Postuar në 15 Shtator, 2015 18:15

Kryeministri ka vendosur më në fund të flasë me fakte për trafikun e drogës dhe në këtë mënyrë t’u japë  përgjigje akuzave të opozitës për implikimin e strukturave shtetërore në trafikun e drogës. Ai ka lajmëruar të mërkurën një dalje të posaçme në TV për të publikuar disa të vërteta që sipas tij do të tregojnë se kush janë të mirët dhe të ligjtë e kësaj historie.

“Neser ne 11.30 te gjithe do te mund te shohin se kush e ka lejuar dhe kush e ka luftuar drogen ne Shqiperi! Prova e fakte kuptimplota liveTv”-thotë Rama në një postim në facebook.

Ne postimin e tij kryeministri nuk jep detaje, por  mësohet se kreu i maxhorancës do të marrë pjesë në një aktivitet të organizuar me krerët me të lartë të policisë së shtetit dhe punonjës të këtij dikasteri, ku pritet të bëhen publike provat dhe faktet për të cilat ai lajmëron në rrjetet sociale.

Pas lajmërimit të kryeministrit në Facebook kanë qenë jo të pakta reagimet. Po përcjellim disa prej tyre:

Tilda Celami Kot. Nuk jeni te detyruar te jepni shpjegim partise demokratike qe ter nate shohin endra e diten cohen bejn denoncime palidhje. Vazhdo ver disipline per kete popull se kan mar kot e jerm.

Genta Kaptelli Shahu Mbai mend kto koh,se nuk ke per te par me vota me sy,ne te gjith duam rregull,po zgjate kemben sa ke jorganin,jo ne kte menyre,ke dal me spate ne dore,,

Gerald Doda te gjithe keto qe komentojne ketu ... asnje nuk te ka votu , kot thone ta dhame voten.....

Besa Berat Lere drogen se populli shqipetar nuk ka nevoj per drog ka nevoj per buk e per drita qe ja ke prer ti o i pa shpirt ti e di shumir qe populli shqipetar esht pa pun pse ja preve dritat i le ersir ku do shkoj ky popull te shkoj te viedhi qe te haj buk ke ber shum gjynahje Z Edi rama si domos tek romet qe jan pa perfillje dhe te perbuzur nga shteti

Balliu Altin Dihet boterish qe ty e ke luftuar drogen por ama na solle. Varferi te madhe ty

Sajmir Godoleshi kur u be dhe bytha jote dhe u talle me keta qe te votuan te lumt dhe piken e fundit te gjakut meru se erdhen prap zjedhjet

Arian Shahu shtettttttt, te lumte trapi o edo , qe i more shpirtin fukarenjve , qe ne kete raste jan 80 perqind e shqiptareve , se ske ca i ben saliut apo salive te tu , dhe e kepute popullin qe te votoj ,

Beatrix Halimi po policine e ke 0.kapi pra keto qe pijne e shesin neper lagje se late nam

Almir Dhimitri E kujt i duhen provat po nuk bere gje? Ceshte ky lloj cirku? Provat coji atje ku duhen ne na duhet rezultati qe po vonon e me e keqja eshte se si duken punet as ka per te pasur ndonjehere rezultat. Te gjithe shqiptaret kane prova po sbejne dot gje. Ti je kryeminjster ti mund te besh dicka po kshu me deklarata provash me.mire lere se kot e ke...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.