Gjoba për faturat tatimore të pasakta. Dukuria: Radhë e madhe edhe për blloqe faturash

Postuar në 15 Shtator, 2015 14:58

Tani ndëshkohesh me gjobë edhe kur lëshon faturë tatimore të pasaktë. “Tatimpaguesi, që lëshon faturë tatimore të pasaktë e që rezulton me ulje të detyrimit apo rritje të shumës për t’u rimbursuar, dënohet me gjobë të barabartë me 50 për qind të shumës së efektit në ulje të detyrimit tatimor, përveç detyrimeve tatimore dhe interesave të llogaritura në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të ligjeve specifike tatimore, bëjnë me dije burimet zyrtare në tatime, referuara ligjit për procedurat tatimore. Tatimpaguesi, që lëshon një faturë tatimore me pasaktësi, por që provohet se nuk ka efekt në llogaritjen dhe pagimin e detyrimit tatimor, dënohet me gjobë 10 000 lekë”, shkruan “Monitor”. Gjithçka me sa duket në kuadër të masave kundër evazionit. Frika që ka provokuar aksioni i qeverisë ka sjellë edhe situata paradoksale. Kështu përveç mungesës së kasave fiskale, problem po paraqet edhe mungesa e blloqeve me fatura tatimore. Përfaqësues biznesesh thonë se nuk mungojnë rastet kur për të blerë blloqe faturash të nevojitet njohje. Ndoshta dyndja e madhe ka sjellë situatën në fjalë, edhe pse duhet të ishin marrë masat me kohë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.