Refugjatët mësyjnë Mynihun, 19 000 gjatë fundjavës. Cameron i Britanisë vizitë në Liban për krizën

Postuar në 14 Shtator, 2015 09:34

Një numër prej 19 000 refugjatësh në total kanë mbërritur në qytetin jugor gjerman, Mynih me tren gjatë fundjavës, njoftoi qeveria lokale. “Rreth 7 100 kanë prekur Mynihun të dielën, pasi më shumë se 12 000 mbërritën të shtunën”, deklaroi zëdhënësja e qeverisë bavareze.

Ndërkohë kryeministri britanik, David Cameron mbërriti sot në mëngjes në Bejrut për një vizitë të paparalajmëruar dhe kushtuar krizës së refugjatëve, njoftoi një burim qeveritar libanez. Cameron do të takohet me homologun e tij libanez, Tammam Salam para se të vizitojë një kamp refugjatësh sirianë në luginën e Bekaas, në lindje të vendit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.