Holandezët alarmohen nga rritja e mafies shqiptare. “Janë gati gjysma e të kërkuarve të Interpolit”

Postuar në 14 Shtator, 2015 13:20

Grupe të vogla por shumë ambicioze të krimit. Kështu i quan gazeta holandeze “De Telegraaf” grupet kriminale të organizuara nga shqiptarët, që kanë mundur të përfitojnë para të mëdha kryesisht me trafik droge. Gazeta shkruan gjithashtu se shqiptarët atje janë të përfshirë në një sërë vrasjesh brutale, ende të pazbardhura dhe në tregtinë e kokainës. Sipas shkrimit, që merr shkas nga vrasja e Ilirjan Sulkut vitin e kaluar, karakteristikat që policia holandeze ka përcaktuar për mafian shqiptare, janë: Shumë e dhunshme, shumë e lëvizshme e elastike, që arrin të përshtatet si kameleon me krimin. Dhe jepet një statistikë domethënëse: Nga 381 të kërkuar të rrezikshëm nga Interpoli, 160 janë shtetas shqiptarë, një shifër e frikshme në raport me popullsinë prej 3.6 milionë të vendit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.