Pse Rusia është në Siri?

Postuar në 12 Shtator, 2015 14:47

Ditët e fundit ka pasur një rrjedhje të raporteve të detajuara rreth një përshkallëzimi të veprimtarisë ushtarake ruse në Siri. Një investigim i bërë nga Reuters, siç citojnë burimet libaneze, bën me dije se trupat ruse kishin filluar të merrnin pjesë në operacionet, në mbështetje të forcave të regjimit sirian, një aleat i vjetër i Moskës. Zyrtarët amerikanë treguan se dy aeroplanmbajtëse, avionë dhe këmbësoria e forcave detare kishte arritur në Siri këtë javë. Prania ushtarake mund të sinjalizojë qëllimin e Moskës për të luajtur një rol më të drejtpërdrejtë në fundin e lojës siriane, ose të paktën të ndihmojë regjimin e presidentit sirian Bashar al-Asad të ruajë kontrollin e kufizuar që ka mbi vendin të shkatërruar nga lufta.

Por, siç citon “Washington Post”, ky veprim nuk mund të paraqesë asnjë ndryshim të rëndësishëm të politikës. “Rusia nuk ka pasur kurrë një sekret të bashkëpunimit ushtarako-teknologjik me Sirinë. Specialistë ushtarakë rusë kanë ndihmuar mjeshtrit sirianë të teknologjisë kompjuterike”, tha një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse para gazetarëve të mërkurën. Ndërsa një ditë më vonë, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ishte pak më i drejtpërdrejtë. “Ne kemi qenë gjithmonë të sinqertë në lidhje me praninë e ekspertëve tanë ushtarakë në Siri, të cilët ndihmojnë ushtrinë siriane në trajnimin dhe të mësuarit se si të përdorin pajisjet”, tha ai në një konferencë shtypi në Moskë. “Dhe në qoftë se hapat e mëtejshme janë të nevojshme, ne do të jemi të gatshëm t’i ndërmarrin plotësisht këto hapa”. Një ditë më pas, Lavrov shkoi edhe më tej, duke argumentuar se mbështetja e regjimit sirian ishte thelbësore në qoftë se bota donte të mposhtte xhihadistët e Shtetit Islamik. “Ju nuk mund ta mposhtni Shtetin Islamik vetëm me sulme ajrore”, tha të premten Lavrov. “Është e nevojshme që të bashkëpunojnë me trupa tokësore dhe ushtria siriane është forca më efikase dhe më e fuqishme në terren për të luftuar”. Disa spekulojnë se veprimet e Rusisë nuk janë reflektim i një strategjie të mirëfilltë, por janë taktikat e një regjimi autoritar të cilat mbajnë dëshpërimisht levat e pushtetit. “Ky është një konfrontim midis Rusisë dhe Perëndimit që e zvarrit Rusinë në Lindjen e Mesme”, tha Nikollaj Kozhanov, studiues në Chatham House të Londrës për NBC News. Lufta e Ftohtë solli më shumë përqëndrim në ambiciet sovjetike. Shtetet e Bashkuara, superfuqia perëndimore, kishte aleatë të ngushtë të gjithë rajonin. Izraelin, natyrisht, por edhe regjimet autoritare apo ushtarake në Arabinë Saudite, Turqi dhe Iran (deri në revolucionin e 1979).

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.