Me dy fytyra

Postuar në 11 Shtator, 2015 20:06

Një vizitë pune në Landin e Bavarisë u përcoll me nota entuziaste nga zyra për shtyp e kryeministrit shqiptar, çka u përforcua edhe më shumë nga fotoja zyrtare mes dy kryeministrave dhe në veçanti nga qëndrimi entuziast i  kreut të qeverisë shqiptare në krah të Horst Seehofer. Mjaft optimist për të ardhmen e Shqipërisë u shfaq kreu i Landit të Bavarisë, që zbuloi se vendin tonë e njihte përmes përshkrimeve të kryeministrit Edi Rama. “Ai e ka paraqitur Shqipërinë kaq bukur sa që unë jam vërtet shumë kureshtar dhe do ta vizitoj këtë vend”- ka theksuar guvernatori i Bavarisë.

Për këtë Shqipëri të bukur të Edi Ramës ai nuk nguron të thotë se do të bëjë gjithçka që në një kohë të parashikueshme vendi ynë të ketë një perspektivë drejt Europës.

Po pse nuk bindin këto prezantime të Edi Ramës.  Po të ishte vërtet kaq e bukur a do të merrnin rrugët mijëra shqiptarë?  

Shqipëria që na tregon Edi Rama në takimet e përditshme me tatimorë, apo doganierë nuk është dhe kaq e bukur. Ja si është sipas tij:  “Ende nuk ia kemi dalë, por është faza kur kalojmë në një fazë të re, në luftën kundër informalitetit. Me këtë fenomen, Shqipëria është në gjendje lufte”-tha para pak ditësh kryeministri në shpallje të luftës kundër informalitetit.

Duket që dallimi mes dy Shqipërive, asaj që u prezantohet të huajve si progres i mundësuar nga qeveria dhe asaj që u tundet si kërcënim shqiptarëve për të respektuar shtetin e gjobave është shumë i madh.  Dhe kjo kartmonedhë ka dy fytyrat e kryeministrit tonë që andej buzëqesh  e shkrihet, këndej vjell e nxihet.

l.m

  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.